Kriza në Ukrainë
Putin kërcënon Perëndimin për furnizimet e Ukrainës me armë
Në një konferencë me gazetarët dhe blogerët rusë të luftës, Presidenti rus, Vladimir Putin, hodhi dyshime se SHBA dhe Britania e Madhe po furnizojnë Kievin me armë që përmbajnë uranium të varfëruar.
Duke thënë se Rusia është vendosur përballë këtij fakti, Putin kërcënoi hapur Kievin, duke thënë se edhe Moska mund t’i përdorë këto predha nëse Ukraina bën të njëjtën gjë.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia Ria Novosti, me Putin që shtoi se konflikti në Ukrainë ka treguar se Rusisë i mungojnë lloje të ndryshme armatimi, veçanërisht “municione me precizion të lartë, dronë e kështu me radhë”, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
“Ne i kemi ato, por jo të mjaftueshme“, specifikoi ai.
Megjithatë, presidenti rus shtoi se në vitin e fundit Moska ka rritur prodhimin e armëve kryesore me 2.7 herë dhe ato më të kërkuara me dhjetë herë.
“Operacioni ushtarak special në Ukrainë ka zbuluar se në ushtrinë ruse ka gjeneralë, të cilët kanë rezultuar të butë, joefektivë, ndërsa të tjerë që qëndronin në hije dëshmuan se janë shumë efektivë dhe të nevojshëm”, shtoi Putin.
Ai paralajmëroi se Moska po mendon “të dalë nga marrëveshja e grurit, veçanërisht nëse korridori përdoret nga Ukraina për sulme me ndihmën e dronëve“.
Kreu i Kremlinit shtoi se Rusia, “në rast të tërheqjes nga marrëveshja e grurit, do të jetë e gatshme të shpërndajë pa pagesë për vendet më të varfra grurin e Ukrainës“.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












