Lajme
Si ta diagnostikojmë Alzheimerin përpara se të shfaqen simptomat?
Alzheimeri është njëra ndër sëmundjet e pakurueshme dhe degjenerative, e cila karakterizohet nga humbja progresive e neuroneve të trurit, kryesisht tek personat mbi moshën 65 vjeç.
Syri është dritarja e trurit
Sytë janë më shumë se një dritare për shpirtin, ata janë gjithashtu një reflektim i shëndetit njohës të një personi dhe mund të fshehin shenjat e para të sëmundjes Alzheimer, zbuloi një studim amerikan.
“Syri është dritarja e trurit”, tha okulistja dr. Christine Greer, drejtoreshë e edukimit mjekësor në Institutin për Sëmundjet Neurodegjenerative në Boca Raton, Florida.
“Ju mund të shikoni drejtpërdrejt në sistemin nervor duke parë në pjesën e pasme të syrit, drejt nervit optik dhe retinës.”
Është hulumtuar se si syri mund të ndihmojë në diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit përpara se të shfaqen simptomat. Në kohën kur kujtesa dhe sjellja preken, sëmundja është tashmë e avancuar.
Procesi i studimit
“Sëmundja e Alzheimerit fillon në tru disa dekada përpara simptomave të para të humbjes së kujtesës”, tha Dr Richard Isaacson, një neurolog i cili është gjithashtu në Institutin për Sëmundjet Neurodegjenerative.
Sa herët mund të shohim shenja të rënies njohëse? Për të zbuluar, shkencëtarët ekzaminuan indet e dhuruara nga retina dhe truri i 86 njerëzve me shkallë të ndryshme të prapambetjes mendore.
“Studimi ynë është i pari që ofron analiza të thelluara të profilit të proteinave dhe efekteve molekulare, qelizore dhe strukturore të sëmundjes së Alzheimerit në retinën njerëzore dhe se si ato korrespondojnë me ndryshimet në tru dhe funksionin njohës,” tha autorja e studimit Maya Koronyo- Hamaoui, profesor i neurokirurgjisë dhe shkencave biomjekësore në Cedars-Sinai në Los Angeles, në një deklaratë.
Këto ndryshime në retinë sipas Koronyo-Hamaoui lidhen me ndryshimet në pjesët e trurit përgjegjës për kujtesën, navigimin dhe perceptimin e kohës.
Shkencëtarët mblodhën mostra të retinës dhe indeve të trurit gjatë 14 viteve nga 86 donatorë njerëzorë me sëmundjen e Alzheimerit dhe dëmtim të lehtë njohës – grupi më i madh i mostrave të retinës të studiuara ndonjëherë, sipas autorëve.
Shkencëtarët më pas krahasuan mostrat nga donatorët me funksion normal kognitiv me mostrat nga njerëzit me dëmtim të lehtë njohës dhe ata me sëmundjen e Alzheimerit në fazën e fundit.
Përparësitë e identifikimit të hershëm të Alzhemerit
Nëse mjekët mund ta identifikojnë sëmundjen në fazat e saj më të hershme, njerëzit mund të bëjnë zgjedhje të shëndetshme jetese dhe të kontrollojnë faktorët e tyre të rrezikut të modifikueshëm, si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë dhe diabeti, tha Isaacson.
Studimi i syve, i botuar në revistën Acta Neuropathologica, zbuloi një rritje të konsiderueshme të beta-amiloidit, një shënues kyç i sëmundjes së Alzheimerit, te njerëzit me sëmundjen Alzheimer dhe rënie të hershme njohëse.
Qelizat mikrogliale ranë me 80 për qind tek ata me probleme njohëse, zbuloi studimi.
Këto qeliza janë përgjegjëse për riparimin dhe mirëmbajtjen e qelizave të tjera, duke përfshirë pastrimin e beta-amiloidit nga truri dhe retina.
“U gjetën (gjithashtu) shënues inflamatorë, të cilët mund të jenë një tregues po aq i rëndësishëm i përparimit të sëmundjes”, tha Isaacson.
Gjetjet, sipas Isacsonit, ishin gjithashtu të dukshme te njerëzit pa simptoma ose me simptoma minimale njohëse, duke sugjeruar që këto teste të reja të syve mund të pozicionohen mirë për të ndihmuar në diagnostikimin e hershëm.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 Rregullat e reja mbi reklamimin e duhanit për të mbrojtur fëmijët, të miratuara nga parlamenti zviceran... -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim?












