Lajme
iPhone i ardhshëm nuk do të ketë nevojë për mbrojtëse
Pajisjet iPhone të Apple janë mjaft elastike. Megjithatë, shumë prej nesh nuk rrezikojnë dhe i mbajnë me maska, sepse ato ende mund të gërvishten, t’u humbë ngjyra ose dëmtohen shumë lehtë.
Patenta, e quajtur Spatial Composites, detajon një maskë të pasme qelqi të përbërë nga elementë “rezistent ndaj gërryerjes” që në dukje do ta mbronin më mirë iPhone tuaj nga gërvishtjet.
Sipas Creative Bloq, patenta shpjegon mangësitë e zgjidhjeve aktuale për parandalimin e gërryerjes së pajisjeve mobile. Materialet e kasës metalike, për shembull, mund të jenë të forta, por krijojnë mbrojtje elektromagnetike të padëshirueshme, ndërsa plastika është më pak rezistente ndaj gërvishtjeve.
Pra, duket se Apple po punon për një material të ri iPhone që mburret me rezistencë të lartë ndaj gërvishtjeve, por shumë kompani paraqesin patenta vetëm për të parandaluar rivalët të përdorin një ide që ata nuk kanë ndërmend ta përdorin.
Por, duke pasur parasysh se Apple nuk do të jetë në gjendje të tregojë performancë të përmirësuar dhe kamera më të mira si pika kryesore të shitjes për modelet e reja të iPhone për shumë kohë, Apple së shpejti mund të detyrohet të ofrojë qëndrueshmërinë si një tipar kryesor të modeleve të ardhshme dhe ky material rezistent ndaj gërryerjes në zhvillim, mund të rezultojë të jetë kyç në atë strategji.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas











