Lajme
Pse borxhi i Gjermanisë është në nivel rekord?
Bëhet e ditur se borxhi i Qeverisë së Gjermanisë ka arritur një rekord prej 2.4 trilionë euro në tremujorin e parë të vitit 2023. Sipas Entit Federal të Statistikave (Destatis), borxhi i qeverisë u rrit 1,6 për qind deri në fund të muajit mars, përcjell albinfo.ch.
‘Destatis’ njoftoi se rritja e borxhit ishte kryesisht rezultat i “rritjes së nevojave për financim si rezultat i krizës aktuale energjetike të lidhur me luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”. Agjencia federale bëri të ditur se rreth 200 miliardë euro janë rezervuar për të ashtuquajturin “frenim qeveritar të çmimit të gazit” dhe për mbështetje financiare për furnizuesit e energjisë.
Referuar raportit, rritja e borxhit ka të bëjë kryesisht me buxhete shtesë të krijuara për këtë qëllim, të ashtuquajturat “fonde speciale”, si Fondi i Stabilizimit Ekonomik për Energjinë, i cili u formua në muajin nëntor.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













