Lajme
Austria bashkohet në European Sky Shield
Të udhëhequr nga Gjermania, 17 vende evropiane janë bashkuar në mbrojtjen ajrore, nën projektin European Sky Shield.
Austria, një vend neutral, njoftoi të shtunën synimin e saj për t’iu bashkuar nismës Evropiane të Mburojës së Qiellit, e nisur në vitin 2022 nga Gjermania në sfondin e luftës në Ukrainë.
“Ne duhet dhe do të marrim masa paraprake për të mbrojtur vendin tonë nga rreziku i sulmeve me dron ose raketa. Një kërcënim që është përkeqësuar ndjeshëm”, tha kancelari austriak, Karl Nehammer, përcjell albinfo.ch.
Ai theksoi se vendimi nuk e vë në dyshim neutralitetin e Austrisë, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian (BE) që nga viti 1995.
“Asnjë shtet evropian nuk mund të mbrojë në mënyrë efektive hapësirën e tij ajrore kundër rreziqeve të reja i vetëm”, u shpreh tutje Nehammer, shkruan The Local.
Ministritë evropiane të mbrojtjes reduktuan ndjeshëm shpenzimet për pajisjet kundërajrore pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, por kanë rishikuar pozicionet e tyre që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar.
Të udhëhequr nga Gjermania, 17 vende evropiane, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Belgjikën, Finlandën, Hungarinë, Holandën dhe Suedinë, janë bashkuar në mbrojtjen ajrore nën projektin European Sky Shield.
Sistemi Sky Shield do të përfshinte ushtrime të përbashkëta për sisteme me rreze të shkurtër, të mesme dhe të gjatë, duke përfshirë Iris-T të prodhimit gjerman, American Patriot dhe SHBA-Izrael Arrow-3.
Franca, Italia dhe Polonia nuk i janë bashkuar ushtrimi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










