Lajme
Konsumimi i sasisë së duhur të ujit gjatë verës është esencial për shëndetin tuaj
Pija më e konsumuar në botë, uji, është i domosdoshëm për shëndet të mirë dhe konsumimi i mjaftueshëm i ujit sjell përfitime të shumta shëndetësore, përcjell albinfo.ch.
Rreth rëndësisë së konsumimit të ujit në baza ditore, veçmas në këto ditë të verës, nutricionistja Dafina Demolli tregon: “Pirja e ujit është shumë e rëndësishme, bën më shumë sesa thjesht shuarjen e etjes – është thelbësore që trupi juaj të funksionojë siç duhet dhe të ndihet i shëndetshëm. Pothuajse të gjitha sistemet kryesore të trupit tuaj varen nga uji, për të funksionuar dhe mbijetuar. Djersa rregullon temperaturën e trupit kur jeni duke ushtruar ose në temperatura të larta gjatë verës. Ju duhet ujë, për të rimbushur lëngjet e humbura nga djersa. Marrja e duhur e ujit ndihmon veshkat të punojnë në mënyrë më efikase dhe ndihmon në parandalimin e gurëve në veshka. Rekomandimet ditore për marrjen minimale të ujit janë: për femra 12 gota në ditë dhe për meshkuj 15 gota ose 2 deri në 3 litra në ditë.”
Konsumoni rregullisht ujë dhe përmirësoni shëndetin tuaj dhe qëndroni të hidratuar duke konsumuar lëngje që mund të vijnë edhe në forma të tjera.
https://www.facebook.com/watch/?v=542695716857997
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane Pavarësisht javës zyrtare të gjatë të punës, Zvicra mbetet nën mesataren e Evropës... -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse












