Lajme
Varrosen edhe 30 viktima të gjenocidit të Srebrenicës
Të martën janë varrosur 30 viktima të gjenocidit të Srebrenicës në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit.
Këto janë kufoma jo të plota të gjetura në disa varre masive që anëtarët e Ushtrisë së Republikës Sërpska vazhdimisht i gërmuan dhe i zhvendosën kufomat, për të mbuluar gjurmët e krimit, shkruan Radio Evropa e Lirë. Në mesin e viktimave janë edhe katër fëmijë të moshës 15 dhe 16 vjeç.
Numri i viktimave të gjenocidit është 6.752, për të cilin janë dënuar më shumë se 50 persona me një total prej 700 vjetësh burg.
Nga Federata e Bosnje e Hercegovinës, 11 korriku është shpallur ditë zie, mirëpo në nivel shtetëror nuk u arrit marrëveshja për shpalljen e kësaj dite si ditë zie, pasi në seancën e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, ministrat nga entiteti Republikës Sërpska ishin kundër, përcjell albinfo.ch.
Masakra e Srebrenicës është masakra më e madhe e kryer nga ushtria e ish-Jugosllavisë në vitin 1995.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit Federal të Zvicrës ka miratuar unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë... -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran











