Shqipëri
Prestigjiozja britanike: Perlat e Shqipërisë që duhet shijuar
Prestigjiozja britanike “The Telegraph” u ka kushtuar një shkrim vendeve të Ballkanit, të cilat dekadat e fundit janë kthyer në një mundësi udhëtimi, përcjell albinfo.ch.
Në këtë shkrim, ku renditen 10 vendet të cilat sugjerohen për t’u vizituar, “The Telegraph” thekson se vetëm vitin e fundit mbi 4 milionë turistë britanikë e kanë vizituar këtë rajon.
Sa i përket Shqipërisë, prestigjiozja britanike shkruan: “E cilësuar dikur si një djerrinë neo-staliniste e betonit postkomunist, Shqipëria ka lulëzuar në dekadën e fundit për sa i përket imazhit të saj”.
Përveç bregdetit, në shkrim i vihet theksi edhe kulturës dhe historisë së vendit tonë.
Në shkrim theksohet se atje ku shkëlqen, Shqipëria shkëlqen shumë. Vlora shënon pikën ku bashkohen Adriatiku dhe Joni, ngjitur me Gadishullin e Karaburunit.
“Vlora shënon pikën ku bashkohen Adriatiku dhe Joni, ngjitur me Gadishullin e Karaburunit. Deti duket po aq fotoxhenik edhe më poshtë në bregdet, në Sarandë. Megjithatë, duhet të shkoni në brendësi të vendit dhe shpaloset një ëndërr piktoreske, vende të lashta historike, si Butrinti, Bylisi dhe Apolonia. Qytetet e mrekullueshme osmane si Gjirokastra dhe Berati zbukurojnë peizazhin. Parku Kombëtar i Llogarasë strehon një tjetër lloj lartësie shqiptare nën maskën e maleve të larta”, shkruan The Telegraph.
Të tjera nga Shqipëri
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025











