Lajme

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti përkujtojnë masakrën e Rahovecit

Kurti përkujton masakrën e Rahovecit: Nuk mund të zhduken e as të harrohen krimet e kryera nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar se më 19 korrik 1998 ushtria dhe polica serbe vrau, dogji, plagosi, rrahu e maltretoi, mori peng dhe zhduku me dhunë civilë shqiptarë të Rahovecit.

“Ekzekutimet vijuan për disa ditë me radhë. U masakruan edhe fëmijët, gratë dhe pleqtë që ishin strehuar në Teqenë e Sheh Myhedinit. Në përpjekje të fshehjes së krimeve, forcat serbe hapën dy gropa të mëdha në Rahovec dhe i hodhën një pjesë të shqiptarëve të vrarë gjatë kësaj masakre. Por nuk mund të zhduken e as të harrohen krimet e kryera nga autoritetet e Serbisë urdhërdhënëse e ekzekutore”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka shtuar se për dokumentimin e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe veprimeve gjenocidale të Serbisë, po themelojmë Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Një zotim yni ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës sonë për drejtësi. Me angazhimin institucional për adresimin e të gjitha krimeve të kryera gjatë luftës në sistemin e drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, përkujtojmë 150 civilët e vrarë nga forcat serbe në masakrën e Rahovecit”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka theksuar se sot nderojmë të mbijetuarit që u bënë ballë plagëve në trup e në shpirt.

Nga ana tjetër: “Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të kombit që dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës! Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar përvjetorin e Masakrës së Rahovecit.

Osmani shkroi se kujtimi për jetët e humbura do të jetë i përhershëm, teksa shtoi se zëri ynë për drejtësi do të kumbojë, shkruan Arbresh.info.

“Më 19 korrik të vitit 1998, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë mizorisht afro 150 gra, fëmijë e pleq, të strehuar në Teqen e Sheh Myhedinit në Rahovec, sikurse edhe në vendin e quajtur “Tuma”, ka thënë ajo.

“Përkujtimi i sotëm nuk është vetëm një mundësi për ta kujtuar këtë ditë të trishtë, për ta kujtuar të kaluarën dhe për t`i nderuar viktimat, por mbi të gjitha është thirrje për drejtësi”, tha e para e vendit.

“Kujtimi për jetët e humbura e të pafajshme do të jetë i përhershëm, teksa zëri ynë për drejtësi do të kumbojë, deri në triumfin e saj!”, përfundoi Osmani./Arbresh.info. përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, tha Kurti.