Lajme
A do të mbahen në Zvicër Lojërat Olimpike
Në Zvicër po diskutohet shumë mundësia e mbajtës së Lojërave Olimpike, përcjell albinfo.ch.
Shumë qeveritarë, e po ashtu edhe analistë janë shprehur kundër mbajtjes së këtyre lojërave në shtetin e tyre, për arsye të ndryshme.
Mirëpo në qëndrimin e fundit ministrja e Sportit, Viola Amherd, është pro organizimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Zvicër në të ardhmen. Sipas një zëdhënësi, ajo do të ishte e gatshme të presë ngjarjen sportive ndërkombëtare në një mënyrë të qëndrueshme dhe të përshtatur për Zvicrën.
“I yni është një vend që është i apasionuar pas sportit, i cili pret shumë ngjarje të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare”, tha Renato Kalbermatten, kreu i komunikimit në Departamentin Federal të Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit të premten.
“Këshilltarja federale është e bindur se një ngjarje e madhe ndërkombëtare mund të ketë implikime pozitive dhe të qëndrueshme, si në fushën sociale, ashtu edhe në atë ekonomike”, shtoi ai. Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë informacion apo vendim zyrtar për kandidaturën e mundshme zvicerane.
Zvicra në 35 vjetët e fundit ka tentuar 8 herë të fitojë eventin prestigjioz, por nuk ia ka dalë kurrë. Vendi deri tani ka organizuar Lojërat Olimpike Dimërore në dy raste dhe gjithmonë në St. Moritz: në vitin 1928 dhe, për herë të fundit, më 1948.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor













