Lajme
Studimi tregon se nxehtësia aktuale u shkaktua nga faktori njeri
Muaji korrik i këtij viti ka të ngjarë të jetë më i nxehti që toka ka parë në rreth 120,000 vjet. Megjithatë, studimi i fundit nxjerr se këto temperatura të larta do të ishin të pamundura pa ndryshimet klimatike nga ngrohja globale.
Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu janë fajtorë për valët e të nxehtit intensiv që prekin disa rajone të botës këtë muaj, tha një studim i publikuar të martën, shkruan DW.
Nga analiza e shpejtë e temperaturave të larta aktuale, veçanërisht në Evropën Jugore dhe SHBA-në Jugperëndimore, studiuesit nga grupi World Weather Attribution arritën në përfundimin se nxehtësia vdekjeprurëse do të kishte qenë praktikisht e pamundur pa grumbullimin e vazhdueshëm të gazeve ngrohëse në ajër, përcjell albinfo.ch.
Bota është ngrohur 1.2 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale dhe shkencëtarët kanë paralajmëruar se kalimi përtej rritjes 1.5 C do të ketë pasoja katastrofike për qytetërimin njerëzor.
Për shkak të klimës së ngrohjes, valë të nxehta të rënda si ato aktuale tani mund të priten afërsisht një herë në 15 vjet në Amerikën e Veriut, çdo 10 vjet në Evropën Jugore dhe çdo pesë vjet në Kinë, thanë studiuesit.
Nëse temperatura globale rritet me 2 gradë mbi nivelet paraindustriale, siç mund të ndodhë nëse njerëzit nuk arrijnë të frenojnë emetimet e gazeve serrë, ato do të ndodhin çdo dy deri në pesë vjet rreth vitit 2050, u tha tutje në studim, shkruan DW.
Valët e të nxehtit kanë qenë gjithashtu më të nxehta sesa do të kishin qenë pa ndryshimet klimatike që kanë bërë që vala e të nxehtit në Evropën Jugore të jetë 2.5 gradë më e nxehtë, ajo në SHBA dhe Meksikë 3.6 gradë më e nxehtë dhe ajo në Kinë 1 gradë më e nxehtë, përcjell albinfo.ch.
“Roli i ndryshimit të klimës është absolutisht dërrmues. Për sa kohë që ne vazhdojmë të djegim lëndë djegëse fosile, do të shohim gjithnjë e më shumë nga këto ekstreme”, tha shkencëtarja klimatike Friederike Otto e Institutit Grantham për Ndryshimet Klimatike dhe Mjedisin në Imperial College London.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












