Lajme
Prodhuesi zviceran i çokollatës nuk do të reklamojë më produktet e saj në programet televizive
Lindt & Sprüngli, një nga prodhuesit kryesorë të çokollatës në Zvicër, njoftoi se nuk do të reklamojë më produktet e saj në programet televizive ose në botime që synojnë fëmijët nën moshën 16 vjeç, përcjell albinfo.ch.
“Ne krenohemi me prodhimin e çokollatës me cilësi të lartë, por vizioni ynë nuk është vetëm të prodhojmë artikujt më të mirë, por gjithashtu të përputhemi me standardet tona të cilësisë së lartë me standarde po aq të larta etike në çdo aspekt të biznesit tonë”, tha kompania me bazë në Cyrih të martën.
Prandaj, Lindt & Sprüngli “nuk do të reklamojë produktet e saj në media në të cilat të paktën 35 për qind e audiencës përbëhet nga fëmijë nën moshën 16 vjeç dhe nuk do të kryejë asnjë komunikim të lidhur me çokollatën në shkollat fillore dhe të mesme”, shtoi kompania.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor













