Lajme
Mbi 40 persona të vdekur nga zjarret vdekjeprurëse në Mesdhe
Raportohet se më shumë se 40 njerëz kanë vdekur – shumica prej tyre në Algjeri – shkaku i zjarreve të Mesdheut që rrezikojnë një numër të madh të fshatrave dhe vendpushimeve të turistëve. Mijëra njerëz janë evakuuar nga ato zona.
Greqia po përgatitet të organizojë edhe më shumë fluturime për evakuim të njerëzve nga Rodosi, pasi zjarret po shpërthejnë edhe në ishujt e Korfuzit dhe Evias.
Vala e gjatë aktuale e të nxehtit nuk duket se do të ndalet pasi që temperaturat pritet të rriten mbi 44 gradë Celsius në disa pjesë të Greqisë.
Zjarre masive u përhapen në Sicili dhe e detyruan Italinë ta mbyllë për pak kohë aeroportin e Palermos.
Erërat e forta dhe bimësia e thatë bëjnë që zjarrfikësit të përpiqen në shumë zona për t’i shuar flakët.
Numri më i madh i vdekjeve deri më tani është në Algjeri, ku në mesin e 34 viktimave, ishin edhe dhjetë ushtarë të rrethuar nga flakët gjatë një evakuimi në provincën bregdetare të Bejaia, në lindje të Algjerit. Bejaia është zona më e goditur nga zjarret, me 23 të vdekur, raportojnë mediat lokale.
Banorët përpiqen të shuajnë një zjarr në qytetin bregdetar veriperëndimor të Algjerisë, Tabarka, më 24 korrik 2023.
Autoritetet algjeriane thanë se 80 për qind e zjarreve ishin shuar që nga e diela, por një përpjekje masive për shuarjen e zjarrit po vazhdon ende, me rreth 8.000 persona, qindra kamionë zjarrfikës dhe disa avionë.
Zjarret kanë shpërthyer edhe në Tunizinë fqinje, ku 300 persona u desh të evakuoheshin nga fshati bregdetar Melloula.
Në Greqi, Ministria e Mbrojtjes Civile paralajmëroi të mërkurën për një “rrezik ekstrem” zjarri në gjashtë nga 13 rajonet e vendit.
Një ekip shkencëtarësh të klimës – grupi World Weather Attribution – tha se vala e të nxehtit e këtij muaji në Evropën Jugore, Amerikën e Veriut dhe Kinë do të ishte praktikisht e pamundur pa ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit.
Në ishullin Rodos më shumë se 20.000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë dhe vendpushimet në pjesën jugore të vendit, gjatë ditëve të fundit. Një zyrtar i aeroportit i tha agjencisë së lajmeve AFP se më shumë se 5.000 njerëz ishin kthyer në shtëpi në më shumë se 40 fluturime urgjente midis të dielës dhe të martës.
Agjencitë Jet2 dhe Tui kanë anuluar nisjet për në Rodos për ditët në vijim.
Sektori i turizmit punëson një në çdo pesë punëtor në Greqi dhe industria është jetike për Rodosin dhe shumë ishuj të tjerë grekë.
Në ishullin Evia, në veri të Athinës, dy pilotë vdiqën kur avioni i tyre zjarrfikës Canadair u rrëzua në një luginë. Diku tjetër në ishull, trupi i djegur i një burri u gjet në një kasolle të largët rurale.
Mijëra njerëz janë evakuuar gjithashtu në Evia dhe Korfuz, ndërsa Kreta – një tjetër destinacion kryesor pushimesh – është vënë në gatishmëri të lartë.
Italia është goditur nga kushte ekstreme të motit, me stuhi në veri dhe zjarre në Sicili dhe disa rajone të tjera jugore.
Një çift rreth të 70-tave u gjet i vdekur në një shtëpi të djegur nga zjarri pranë Palermos, një grua 88-vjeçare gjithashtu vdiq pranë qytetit dhe një viktimë e katërt e zjarrit, një 98-vjeçar, u gjet në Kalabri, në lindje të Sicilisë.
Stuhitë në veri ndërkohë morën dy jetë të martën shkaku i rënies së pemëve.
Një zjarr në rajonin Foggia, në bregdetin e Adriatikut të Italisë, detyroi evakuimin e 2.000 njerëzve nga tri hotele, raporton mediumi italian Rai. Zjarri iu afrua Viestes nga një park kombëtar aty pranë.
“Ne po përjetojmë në Itali një nga ditët më të komplikuara në dekadat e fundit – stuhi shiu, tornado dhe breshër gjigant në veri, si dhe vapë përvëluese dhe zjarre shkatërruese në qendër dhe jug”, tha ministri i Mbrojtjes Civile, Nello Musumeci.
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike













