Lajme
Greva e aktorëve dhe skenaristëve në Hollivud do ndikojë Festivalin e Filmit në Locarno
Edicioni i 76-të i Festivalit të Filmit në Locarno në Zvicër, do të mbahet nga 2 deri më 12 gusht.
Megjithatë, nga organizatorët u bë e ditur se pasojat e grevës së aktorëve dhe skenaristëve të Hollivudit do të ketë ndikim në festival.
“Personalitete të caktuara që pritet të marrin një çmim ose të mbrojnë një film në fund të fundit nuk do të vijnë në Festival. Duke interpretuar grevën aktuale si zbulim të të këqijave që godasin industrinë bashkëkohore të filmit, Festivali i Filmit në Locarno bën thirrje për një dialog konstruktiv midis palëve të interesuara dhe respekton vendimin e personaliteteve të përmendura”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Në kuadër të kësaj, aktori britanik Riz Ahmed nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve gjatë natës së hapjes së festivalit. Megjithatë, premiera botërore e filmit me metrazh të shkurtër “Dammi”, të francezit Yann Demange, në të cilin ai luan përkrah Isabelle Adjani, do të zhvillohet sipas planit, shkruan RTS.
“Performuesi suedez Stellan Skarsgård, i cili pranoi çmimin Leopard Club 2023 më 16 qershor, ka vendosur të heqë dorë nga çmimi i tij në shenjë solidariteti me lëvizjen e grevës”, bëhet e ditur.
Ai do të vijë në Locarno për të prezantuar “What Remains”, nga Ran Huang, por ngjarjet e tjera që planifikonin pjesëmarrjen e tij – ceremonia e çmimeve dhe biseda e tij me publikun – janë anuluar, përcjell albinfo.ch.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aktorët i janë bashkuar që prej 14 korrikut skenaristët tashmë në grevë, pas dështimit të negociatave me studiot për pagat dhe garancitë ndaj inteligjencës artificiale, e cila sipas tyre kërcënon të ardhmen e tyre.
Festivali i Locarnos nuk është i vetmi që vuan pasojat. Festivali i Filmit në Venecia, i cili këtë vit shënon edicionin e tij të 80-të, duhej të shpallte zëvendësimin e filmit të hapjes me “Comandante” të regjisorit italian Edoardo De Angelis, shkruan RTS.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












