Lajme
OBSH thotë se mund të shfaqet një variant më i rrezikshëm i koronavirusit
Një variant më i rrezikshëm i koronavirusit mund të paraqitet, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.
OBSH aktualisht po monitoron disa variante të koronavirusit, përfshirë variantin e sapo zbuluar EG5, i cili po përhapet në SHBA dhe Britaninë e Madhe, tha sot drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Ekziston rreziku që të shfaqet një variant më i rrezikshëm që mund të shkaktojë një rritje të papritur të rasteve të infeksionit dhe vdekjes”, tha Ghebreyesus.
Ai shtoi se agjencia do të publikojë një raport të vlerësimit të rrezikut sot, raporton Reuters, përcjell Albinfo.ch.
Përveç kësaj, OBSH lëshoi sot një sërë rekomandimesh të përhershme për Covid-19, në të cilat u bëri thirrje vendeve që të vazhdojnë të raportojnë të dhënat për këtë infeksion, kryesisht për vdekshmërinë, dhe të vazhdojnë ofrimin e shërbimeve të vaksinimit./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike














