Lajme
Gjermania arreston oficerin e ushtrisë, dyshohet se spiunonte për Rusinë
Zyra e Prokurorisë Federale në Gjermani ka njoftuar se është arrestuar një oficer të agjencisë ushtarake të prokurimit, pasi dyshohet se ka dhënë informacione të fshehta inteligjencës ruse.
Ai sipas prokurorisë i ishte afruar vazhdimisht konsullatës së Rusisë në Bon dhe Ambasadës në Berlin, nga maji me vetiniciativë dhe kishte shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me ta, shkruan Radio Evropa e Lirë.
“Prokurori federal e ka arrestuar një oficer gjerman nën dyshimin se punon për një shërbim të huaj sekret”, shkroi ministri i Drejtësisë i Gjermanisë, Marco Buschmann, në rrjetin social X, përcjell albinfo.ch.
Gjermania është ndër vendet që i jep më së shumti pajisje ushtarake Ukrainës dhe kjo e kthen atë në cak të operacioneve ruse të spiunazhit.
Në një rast, një burrë dorëzoi informacione të siguruara gjatë punës së tij me qëllim për t’ia dërguar shërbimit inteligjent rus, theksoi zyra e prokurorit, shkruan REL.
Ai u arrestua në Koblenz, në zyrat e agjencisë së prokurimit në perëndim të Gjermanisë.
Gati 12 mijë njerëz punojnë për agjencinë e prokurimit në Gjermani, në mesin e tyre edhe rreth 1.800 ushtarë.
Në dhjetor, autoritetet e arrestuan një punëtor të Shërbimit të Jashtëm Sekret të Gjermanisë, i cili dyshohet se spiunonte për Rusinë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













