Lajme
Sanksionet e Rusisë: “Zvicra është pjesë e problemit”
Aktivisti dhe financieri britanik Bill Browder i ka bërë thirrje Zvicrës që të aplikojë sanksione kundër Rusisë dhe të përafrohet me politikën e Bashkimit Evropian, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
Browder gjithashtu kundërshtoi idenë e kthimit të fondeve të konfiskuara për rusët e sanksionuar të përfshirë në çështjen “Magnitsky”. Qëllimi i tij është të izolojë Rusinë financiarisht nga pjesa tjetër e botës dhe “Zvicra është pjesë e problemit”, tha ai në një intervistë për grupin zviceran CH-media.
Në muajin shkurt Browder akuzoi sistemin e drejtësisë zvicerane se ishte “i paaftë për t’u marrë me pastrimin e parave”. Komenti i tij erdhi pas vendimit të Zvicrës për t’u kthyer 14 milionë CHF tre individëve rusë të sanksionuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera perëndimore.
Vladlen Stepanov, Denis Katsyv dhe Dmitry Klyuev janë protagonistët e aferës “Magnitsky”, e cila tërhoqi shumë kritika ndaj Zvicrës. Nëse zviceranët vendosin t’i kthejnë ato para, “vendi do ta gjente veten në qendër të një krize ndërkombëtare”, paralajmëroi Browder.
Megjithatë, ministria e jashtme zvicerane ka hedhur poshtë akuzat e komisionit amerikan për korrupsion, duke thënë se “pretendimet se Zvicra po bën më pak se vendet e tjera dhe se ajo ende po strehon fonde nga individë të sanksionuar pa i ngrirë ato janë të pabaza”.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











