Lajme
Cyrihu nis projektin ligjor të kanabisit
Një studim pilot tre-vjeçar mbi shitjen legale të kanabisit filloi në Cyrih të martën. Një grup prej 1200 pjesëmarrësish në studim tani mund të blejnë produkte të kontrolluara të kanabisit.
Në fillim të projektit të quajtur “Züri Can – Kanabis me Përgjegjësi”, produktet e kanabisit do të shiten në nëntë farmaci dhe gjashtë klube sociale, siç njoftuan të martën autoritetet e qytetit të Cyrihut, transmeton albinfo.ch.
Produktet e kanabisit mund të konsumohen në dhoma private ose në një nga klubet sociale. Këto drejtohen nga individë apo shoqata private.
Nga 1200 personat që morën pjesë në studim, 80% janë meshkuj. Mosha e pjesëmarrësve është nga 18 deri në 80 vjeç, përcjell albinfo.ch.
Studimi pilot tre-vjeçar synon të shqyrtojë se si shitja e produkteve të kanabisit në kushte të rregulluara ndikon në konsumin dhe shëndetin e pjesëmarrësve.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih










