Lajme
Betejë dronësh mes Rusisë e Ukrainës, sulmohet Moska, ku raportohet për viktima
Një betejë e vërtetë dronësh po zhvillohet mes Ukrainës dhe Rusisë. Shënjestër është bërë sërish Moska. Kryebashkiaku i kryeqytetit të Rusisë konfirmoi se një dron ukrainas goditi një ndërtesë në qendër të qytetit. Ministria e Mbrojtjes pretendoi se ka rrëzuar dhe 3 dronë të tjerë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sulmin në qytetin rus Belgorod, në kufirin me Ukrainën. Zyrtarët atje konfirmuar 3 viktima ndër civilë, ndërsa akuzuan Kievin për dronët e lëshuar. Nga ana tjetër, edhe Ukraina ka raportuar për sulme të shumta nga ushtria e Vladimir Putinit, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Mbrojtja ajrore ka rrëzuar 11 nga 20 dronët e lëshuar. Ata që u shpëtuan raketave, goditën qytete të ndryshme, përfshirë një shkollë në Sumy, rajonin Herson ku u plagosën 6 persona dhe u goditën kopshte e zona banimi, si dhe Odesën, duke dëmtuar aty disa struktura civile dhe ato për magazinimin e grurit. Sulmet vijnë në një ditë kur Ukraina celebron festën e flamurit.
“Flamuri ynë është fuqia jonë, burim i vullneti dhe shpirtit të pathyer. Për të gjithë luftëtarët që shkojnë në betejë duke mbajtur këtë flamur në veshje dhe zemrat e tyre. Ata po luftojnë për çdo metër të tokës sonë. Ata avancojnë dhe do të arrijnë fitore”, tha Zelensky.
Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë këshilluar Ukrainën që të mos zhvillojë sulme në territorin e Rusisë. Në Moskë ka folur zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Dmitry Medvedev, i cili kërcënon Ukrainën se mund të zhduket si shtet si pasojë e konfliktit që shpërtheu në shkurt të vitit 2022.
Ndërkohë, Putin ka shkarkuar gjeneralin rus Sergei Surovikin, si kreu i forcave ajrore të vendit, i cili në një kohë ishte komandant i “operacionit special ushtarak” të Moskës në Ukrainë. Komandanti “Armagedon” nuk është parë në publik që nga një rebelim jetëshkurtër në qershor nga grupi mercenar Wagner dhe udhëheqësi i tij, Yevgeny Prigozhin, kundër strukturave të mbrojtjes ruse.
Gjatë revoltës, Surovikin u shfaq në një video duke i kërkuar Prigozhin të largohej. Që nga rebelimi, raportet e lajmeve ruse dhe të huaja kanë thënë se Surovikin po hetohej për bashkëpunim të mundshëm me të.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve














