Lajme
SHBA: Prigozhin ishte target i shpërthimit që e rrëzoi avionin e tij
Sipas inteligjencës amerikane një shpërthim i qëllimshëm shkaktoi rrëzimin e avionit, në të cilin ndodhej udhëheqësi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Një nga zyrtarët amerikanë tha se vlerësimet paraprake tregojnë se Yevgeny Prigozhin ishte “me shumë gjasë” në shënjestër dhe se shpërthimi përputhet me “historinë e gjatë të Putinit për t’u mbyllur gojën kritikëve të tij”, shkruan Zëri i Amerikës.
Zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pat Ryder, tha se raportet e shtypit se një raketë tokë-ajër rrëzoi avionin ishin të pasakta.
Ai nuk pranoi të thoshte nëse Shtetet e Bashkuara dyshonin për një bombë apo besonin se përplasja ishte një atentat, përcjell albinfo.ch.
Detajet e vlerësimit të inteligjencës amerikane u publikuan ndërsa Presidenti Putin shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që u raportuan se ishin në bordin e avionit dhe iu referua “gabimeve serioze” të Prigozhinit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se besonte se Presidenti Putin kishte gisht në rrëzimin e avionit, megjithëse ai e pranoi se nuk kishte informacion që verifikonte vlerësimin e tij.
Kremlini i cilëson gënjeshtra akuzat se vrau kreun e Wagnerit, Prigozhin.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten Sipas buletinit të fundit të fatkeqësive natyrore të qeverisë zvicerane, vala aktuale e të nxehtit do... -
Zvicra rishikon marrëveshjen me BE-në për mbrojtjen e pagave -
Zvicra harton plan kombëtar për rritjen e sigurisë në transportin publik -
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë -
Cyrihu shqyrton dhurimin e biletave Interrail për të gjithë 18-vjeçarët












