Lajme
Teoria e re e Rusisë për vdekjen e Prigozhinit
Kanë kaluar më shumë se një javë që kur avioni Embraer Legacy, ku në bord ishte lideri i grupit Wagner, Yevgeni Prigozhin, u rrëzua pranë një qyteti 300 kilometra larg Moskës. Me të ishin oficerë të lartë të ushtrisë mercenare dhe krahu i djathtë i tij, komandanti Dimitri Utkin.
Rrëzimi i avionit erdhi vetëm dy muaj pasi Prigozhin bëri një tentativë për grusht shteti. Aksidenti ajror i 23 gushtit krijoi hipoteza dhe versione të ndryshme, si vrasja e mundshme e Prigozhin nga Kremlini për pabesi. Pikërisht sot ka folur zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, pasi është pyetur për tragjedinë në një konferencë telefonike për media dhe nuk e ka përjashtuar këtë mundësi, ndonëse ka kërkuar që të presin rezultatet e hetimeve.
“Meqë hetimi nuk ka arritur në përfundim, nuk mund të flas me saktësi, por është e qartë se ka versione të ndryshme, ndër të cilat është versioni i një mizorie të qëllimshme”, ka sqaruar Peskov, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, zëdhënësi ka hedhur poshtë idenë se hetimi duhet të ngrihet në institucione të tjera ndërkombëtare pavarësisht se Qendra për Kërkimin dhe Parandalimin e Aksidenteve Aeronautike të Brazilit dhe kompania që ka prodhuar aeroplanin, Empresa Brasileira de Aeronáutica, do të ishin të predispozuar për të marrë pjesë në hetim.
“Hetimi po bëhet nga Komiteti Hetues i Rusisë (…) Prandaj, në këtë rast nuk ka mundësi për një hetim ndërkombëtar”, tha zëdhënësi.
Për më tepër, Kremlini ka mohuar të ketë urdhëruar vrasjen e Prigozhinit si hakmarrje, duke i quajtur këto fjalë një “gënjeshtër të madhe”.
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel Më 18 korrik, nga ora 15:30, FC Basel pret Juventusin ... -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër















