Lajme
NATO po përgatit stërvitjen më të madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë, “Steadfast Defender”

Vitin e ardhshëm NATO po përgatit stërvitjen më të madhe që nga Lufta e Ftohtë, duke mbledhur më shumë se 40,000 trupa – për një “simulim se si aleanca do të përpiqej të zmbrapsë agresionin rus kundër një prej anëtarëve të saj”, shkruan Financial Times, përcjell albinfo.ch.
Stërvitja “Steadfast Defender” do të fillojë pranverën e vitit të ardhshëm, teksa pritet të përfshijë midis 500 dhe 700 misione luftarake ajrore, më shumë se 50 anije dhe rreth 41,000 trupa, thanë zyrtarët e NATO-s, teksa si stërvitje është gjithashtu e para për sa u përket aftësive teknike, duke përdorur të dhëna gjeografike të botës reale për të krijuar skenarë më realistë për trupat.
Në stërvitje përfshihet edhe Suedia, aplikimi i së cilës nuk është ratifikuar ende nga Turqia dhe Hungaria, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendeve të përfshira në 32.
Stërvitja do të zhvillohet në gjithë Gjermaninë, Poloninë dhe vendet baltike në muajin shkurt dhe mars, ndërsa NATO gjithashtu do të stërvitet për të luftuar kërcënimet terroriste jashtë kufijve të saj të menjëhershëm.
Vendet baltike kanë përsëritur disa herë thirrjen që NATO të forcojë krahun lindor, pasi trupat janë grumbulluar në kufirin me Bjellorusinë, ndërsa Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se armët bërthamore do të zhvendosen në Bjellorusi në fillim të korrikut, megjithëse prania e tyre është e pakonfirmuar.
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane shkruan për mërgimtarët: Parada luksoze e makinave në një dasmë në Kosovë Gazeta zvicerane Blick ka raportuar për një ngjarje të pazakontë dhe spektakolare që ka ndodhur në...
-
Sulm me armë në Nju-Jork: Pesë të vdekur, mes tyre edhe sulmuesi
-
Livia Sadikaj shpallet studentja më e mirë e vitit në ACT College Thessaloniki
-
Në kryeqytetin e Kosovës jehoi zëri i dy operistëve shqiptarë me famë botërore
-
Rritet puna në bizneset kosovare falë diasporës
Jeta në Zvicër
-
Rrezik i konsiderueshëm për përmbytje në Liqenin e Lucernës Pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit, Zvicra është përballur me një rritje të ndjeshme...
-
Mashtrim milionësh, studenti anglez dënohet me 7 vjet burg, viktima edhe në Zvicër
-
Bandat nga jashtë shënjestrojnë dyqanet e armëve në Zvicër
-
Rregulla dhe ndryshime të reja në Zvicër nga 1 gushti
-
Zvicra mbetet magnet për blerësit e produkteve luksoze