Lajme
Tuneli Gotthard mund të hapet deri në fund të javës
Tuneli rrugor Gotthard është mbyllur në të dy drejtimet që prej pasdites së djeshme dhe deri tani ka qenë e paqartë se sa do të zgjaste mbyllja.
Këshilltari federal dhe ministri i Transportit, Albert Rösti, sot njoftoi se tuneli do të hapej sërish më së voni deri në fund të javës, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
Tuneli rrugor Gotthard, 17 kilometra i gjatë, është “mbyllur përkohësisht”, për shkak se disa copa betoni u shkëputën nga tavani i tunelit dhe ranë në rrugë. Deri më tani, Zyra Federale e Rrugëve, Astra, nuk ka qenë në gjendje të thotë se sa do të zgjasë mbyllja.
Rösti tha se Astra po punon shumë për ta bërë të mundur hapjen deri në fundjavë.
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
SWISS anulon disa fluturime Swiss International Airlines (SWISS) ka anuluar disa fluturime si masë paraprake për shkak të stuhisë së... -
SVP kërkon kufizim të numrit të nxënësve me prejardhje të huaj në shkollat zvicerane -
17-vjeçari ngjitet në vagonin e mallrave dhe vdes nga goditja elektrike -
Pas tërheqjes së ambasadorit italian për shkak të lirimit të Morettit, reagon Berna zyrtare -
Italia kundërshton lirimin e pronarit të barit në Crans-Montana












