Lajme
Kryqi i Kuq Zviceran do të dërgojë ekipin e ndihmës në Marok
Tetë specialistë nga Kryqi i Kuq Zviceran do të ndihmojnë viktimat e tërmetit që kanë humbur shtëpitë e tyre, duke ofruar strehim, qasje në ujë të pijshëm dhe ushqim.
Kryqi i Kuq Zviceran (SRC), me mbështetjen e qeverisë federale, po ofron 750,000 CHF si ndihmë emergjente, ndërsa ka hapur edhe një llogari donacionesh, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.
Ekipi i logjistikës në Marok po kujdeset për importin dhe marrjen e furnizimeve me ndihmë, teksa punonjësit e ndihmës do të vijnë nga grupi i urgjencës SRC, Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) dhe shoqatat kombëtare.
SRC do të mbështesë Gjysmëhënën e Kuqe Marokene për të siguruar logjistikën dhe për t’u kujdesur për aeroplanët e ngarkesave që ulen në Casablanca dhe zhdoganimin dhe, përveç kësaj, ekipi do të sigurojë transportin e furnizimeve me ndihma në zonat e prekura dhe do të sigurojë materiale shtesë në terren.
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit -
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale do të vendosë për kufizimin e shpejtësisë në Cyrih Një banor kundërshton vendosjen e kufizimit prej 30 km/h në një segment rrugor në Männedorf, ndërsa... -
Zvicra planifikon rregulla më të ashpra për dëbimin e kriminelëve të huaj -
Zvicra miraton ligjin për falimentim personal: qytetarët e mbi-borxhuar mund të lirohen nga borxhet pas 3 vitesh -
Kriza e thellë e Cremo-s: paralajmërime se rënia e saj mund të tronditë gjithë industrinë e qumështit në Zvicër -
Aktori me origjinë shqiptare Dashmir Ristemi në rolin kryesor të filmit të ri zviceran “Von dem, was bleibt”












