Lajme
Shumë ukrainas po lëshojnë Zvicrën, kthehen në vendlindje
Largimet ndodhin për shkak të shkollës dhe vështirësive në gjetjen e punës
Fillimi i shkollës është një nga arsyet pse ukrainasit po kthehen, pavarësisht se numri i lejeve është i qëndrueshëm prej muajsh në rreth 65 000, përcjell albinfo.ch.
Lufta në Ukrainë vazhdon, por shumë njerëz që ikën muajt e fundit po kthehen në shtëpi. Madje, tani ka më pak ardhje sesa largim nga Zvicra.
Prej disa muajsh, numri i refugjatëve ukrainas në vend është luhatur rreth 65,000 njerëz. Në të gjitha vendet evropiane aktualisht ka më shumë ukrainas që largohen se sa vijnë – shpjegon Sekretariati i Shtetit për migracionin. “Ka një rënie edhe në Zvicër; ende nuk është e mundur të dihet nëse është një ndryshim i trendit, por numri i refugjatëve është në stagnim”.
Në fund të qershorit statusi i mbrojtjes S ishte tërhequr tashmë nga 4000 ukrainas që u larguan nga Konfederata. Qindra të tjerë u janë shtuar që atëherë këtyre.
“Në verë kthimet rriten. Në dimër ishte ftohtë, nuk kishte rrymë, nuk kishte gaz dhe shumë kishin frikë se nuk do të mbijetonin. Në verë, nga ana tjetër, njeriu ndihet më i sigurt dhe shpresohet që lufta të përfundojë nga dimri i ardhshëm”, thotë Julia Peters, një ukrainase që jeton në Zvicër dhe presidente e një shoqate vullnetare.
Shumë kthime lidhen gjithashtu me faktin se shkolla po rifillon në Ukrainë, të tjera janë për shkak të vështirësisë për të gjetur një punë. “Nëse situata nuk përkeqësohet në mënyrë drastike, presim që deri në fund të vitit në Zvicër të dorëzohen 20 mijë kërkesa të reja për statusin e mbrojtjes S. Megjithatë, duke marrë parasysh largimet, presim që deri në fund të vitit 2023 numri i refugjatëve të të jetë njësoj si në fillim të vitit”.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë













