Shqipëri
Një e përditshme tjetër spanjolle: Shqipëria, destinacion perfekt për të shijuar pushimet
Të uleni në plazh, me flladin e detit që ju përkëdhel, një koktej në dorë dhe zhurmën e ujërave të detit Adriatik në sfond, një ëndërr që mund ta përmbushni në Shqipëri
Përshkrimi i gazetës spanjolle: Imagjinoni të uleni në një plazh me flladin e detit që ju përkëdhel, një koktej në dorë dhe zhurmën e ujërave të detit Adriatik në sfond. Një ëndërr që mund ta përmbushni në Shqipëri, një nga destinacionet më në trend ku mund të kaloni pushimet më të bukura, shkruan në një artikull gazetarja Miriam Gonzalez, të botuar në të përditshmen spanjolle “Viajar”, përcjell albinfo.ch.
Udhëtoni drejt Durrësit, një qytet bregdetar i mrekullueshëm, ku ofrohet gjithçka që dëshironi. Festat më të mira, plazhet më mahnitëse, natyra më e bollshme dhe monumentet më mbresëlënëse gjenden këtu, për këtë arsye qyteti njihet si “Roma e vogël” e Shqipërisë!
Shqipëria ka gjithçka që ju nevojitet për të kaluar pushimet më të bukura të jetës tuaj, është destinacioni perfekt për të shijuar verën në maksimum.
Çdo vit, vendi ka tërhequr një numër në rritje vizitorësh, të cilët kanë gjetur një pjesë të parajsës me plazhet dhe pyjet plot hijeshi, perëndimet e bukura të diellit dhe qytetet mbresëlënëse.
Në një udhëtim tetëditor do të keni kohë për të bërë gjithçka që ëndërroni.
Mund të laheni dhe të ecni përgjatë plazhit të pafund të Durrësit, një zonë ranore shumë e njohur, ku do të shihni perëndimin e diellit.
Përveç kësaj, Durrësi ka portin më të madh detar në vend, kështu që ju mund të lundroni në ujërat e kristalta shqiptare.
Shqipëria është vendi i kontrasteve dhe në qytetet e saj të bukura do të mund të shihni gjurmën e pamohueshme që kanë lënë qytetërimet ndër shekuj.
Në Durrës do të mund të shihni ndërtesat e lashta romake që janë ende të dukshme.
Në këtë udhëtim mund të shfrytëzoni rastin për të parë murin mbresëlënës që ruhet ende dhe mbetjet e asaj që ishin forumi dhe amfiteatri.
Gjithashtu mund të shijoni një shëtitje nëpër qytet në xhaminë kryesore të bukur dhe kishën ortodokse mbresëlënëse të Shën Pavelit dhe Shën Ast të Durrësit.
Vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë edhe jeten e gjallë të natës, në bare, klube dhe pub-e, si Kopshti Illyrian, Boga Lounge apo Portofino Lounge, vende ku ofrohen koktejet më të mira të qytetit.
Dhe, mos harroni se nata është e gjatë, kështu që ju mund të përmbushni ato ëndrra që keni vetëm me pushime, të laheni në det në errësirë ose të shikoni lindjen e diellit të shtrirë në një plazh parajsor.
E-Diaspora
-
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë Rreth 17 mijë tekste shkollore janë dërguar në 18 shtete për të mbështetur mësimin e gjuhës... -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend -
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh -
Vizitorë të shumtë nga diaspora zgjedhin Bibliotekën Kombëtare gjatë pushimeve në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Përdorimi i hapur i drogës në qendër të qytetit të Cyrihut është në rritje Pas një rritjeje të përdorimit të drogës në hapësirat publike gjatë verës, Cyrihu është përgjigjur me... -
Vala e të nxehtit po shkakton vonesa në trenat zviceranë -
Vjedhjet online në Zvicër shënojnë rritje -
Gjykata Evropiane kritikon Zvicrën për mohimin e të drejtave të vizitave në burgje -
Gjykata pezullon ndalimin e burkinit në pishinat publike të Gjenevës












