Lajme
Qyteti i Bellinzonës, në prag të festivalit kombëtar të muzikës popullore tradicionale zvicerane
Rreth 60,000 vizitorë dhe 2,000 muzikantë priten në veprimtarinë falas, e cila zhvillohet çdo katër vjet.
Qyteti i Bellinzonës në Zvicrën jugore po pret festivalin kombëtar të muzikës popullore tradicionale zvicerane. Rreth 60,000 vizitorë dhe 2,000 muzikantë priten në veprimtarinë falas, e cila zhvillohet çdo katër vjet, përcjell albinfo.ch.
Mbi 400 koncerte janë planifikuar për festivalin katërditor, i cili zgjat nga e enjtja deri të dielën. Sipas organizatorëve, kjo është hera e parë që kaq shumë grupe Ticino marrin pjesë në festivalin kombëtar të muzikës popullore. Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, pritet të marrë pjesë në fund të aktivitetit.
Festivali i 14-të kombëtar i muzikës popullore zvicerane përfaqëson “një mundësi të mirë për të prezantuar Bellinzona në Zvicër”, u tha gazetarëve së fundmi kryebashkiaku Mario Branda. Bellinzona dëshiron të arrijë Locarno, Ascona, Lugano dhe luginat Maggia dhe Verzasca, të cilat konsiderohen si destinacionet më të njohura turistike në kantonin Ticino.
Shoqata e Muzikës Popullore Zvicerane (VSV) po ashtu këtë vit feston 60-vjetorin e saj. E themeluar në Sachseln në kantonin Obwalden në vitin 1963, shoqata doli nga Shoqata e Muzikës së Vallëzimit dhe Argëtimit të Zvicrës Qendrore të Cyrihut. Që atëherë, shoqata dhe 9000 anëtarët e saj janë angazhuar për promovimin dhe kultivimin e muzikës popullore zvicerane.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100









