Lajme
Gjermania jep dritën e gjelbër për rregulloren e re të azilit
Berlini nuk bllokon ashpërsimin e rregullave të BE-së
Gjermania pritet të braktisë kundërshtimin e saj ndaj zgjidhjes së propozuar për krizën në politikën evropiane të azilit.
Sipas informacioneve nga studioja e ARD, kancelari Olaf Scholz vendosi në mbledhjen e kabinetit që Berlini “as nuk do të ndalojë dhe as nuk do ta bllokojë” reformën e sistemit evropian të azilit në Bruksel. “Frankfurter Allgemeine Zeitung” raporton, duke iu referuar qarqeve qeveritare, se kancelari “ushtroi autoritetin e tij”.
Rregullorja e krizës është pjesë e Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit (GEAS). Kjo rregullore ka qenë objekt polemikash në Gjermani, veçanërisht midis liberalëve të FDP-së dhe të Gjelbërve. Sekretari i Përgjithshëm i FDP-së, Bijan Djir-Sarai, e kritikoi ashpër linjën e ndjekur deri tani nga të Gjelbërit. “Qoftë për reformat në nivel europian apo për klasifikimin e vendeve të sigurta të origjinës: në aspektin e politikës së migracionit, të Gjelbrit përfaqësojnë një rrezik për sigurinë e vendit dhe e bëjnë të vështirë, nëpërmjet pozicioneve larg realitetit veprimin koherent të qeverisë dhe zgjidhjet ndërpartiake”, tha ai. Opozita e CDU/CSU e kritikoi gjithashtu qeverinë federale për rrezikimin e të gjithë reformës së sistemit GEAS duke e bllokuar atë.
Të Gjelbrit kritikojnë
Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, (të Gjelbërit) tha në platformën X (ish-Twitter) se rregullorja mund të “nxisë transferimin e një numri të madh refugjatësh të paregjistruar në Gjermani”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kishte deklaruar sërish në mesditë se rregullorja e krizës nuk mund të miratohej në këtë formë.
FDP, nga ana tjetër, është në favor të projektit – dhe mbështet miratimin e tij. Ministri i Financave dhe lideri i partisë, Christian Lindner, tha gjatë një sesioni për pyetjet ndaj qeverisë në Bundestag: “Unë jam ndërkohë i bindur se qeveria federale do të miratojë paketën e azilit në nivel evropian”. Kjo përfshin një ndryshim themelor paradigme, duke përfshirë mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Evropës, thjeshtimin e procedurave të azilit dhe “zhvendosjen e paraqitjes së një kërkese për azil jashtë Bashkimit Evropian”. Qeveria federale merr përsipër përgjegjësitë e saj.
Standarde më të ulëta për migrantët
Rregullorja e BE-së parashikon rregulla të veçanta në rast të presionit veçanërisht të lartë të migracionit. Këto përfshijnë afate më të gjata për regjistrimin e azilkërkuesve në kufijtë e jashtëm dhe mundësinë e uljes së standardeve për strehim dhe kujdes. Rregulla më të rrepta mund të zbatohen edhe për njerëzit nga vendet me shkallë të lartë njohjeje.
Organizata gjermane Pro Asyl e kritikoi një miratim të mundshëm të rregullores. “Do të ishte një dhuratë për mbështetësit e së djathtës ekstreme në Evropë. Sepse ata përcaktojnë qartë agjendën politike të BE-së”, shpjegoi Pro Asyl.
Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Austria e kundërshtojnë gjithashtu rregulloren, por për një arsye tjetër: ato kërkojnë rregulla të veçanta edhe më të rrepta në rast krize.
Presion, por asnjë marrëveshje në horizont
Ministrat e Brendshëm të BE-së takohen të enjten (më 28.09.) në Bruksel për të diskutuar reformën e diskutueshme të BE-së për azilin. “Kjo përbëhet nga disa pjesë, dhjetë pjesë ligjesh për të qenë të saktë, dhe një nga këto pjesë është rregullimi i krizës”, shpjegon Jonas Wixforth nga ARD. Po ta bllokonte Gjermania këtë pjesë, e gjithë reforma e azilit do të vihej në rrezik.
Ministrat janë nën presion, sepse pjesë të rëndësishme të reformës janë ngrirë papritur. Javën e kaluar, Parlamenti Evropian pezulloi negociatat për dy projektligje, sepse vendet anëtare të BE-së nuk kishin arritur deri tani një qëndrim të përbashkët.
Presioni mbi diskutimet është kaq i fortë, mbi të gjitha partitë, sepse BE dëshiron të miratojë reformën e azilit përpara zgjedhjeve evropiane në qershor 2024. Për këtë, afati i Komisionit parashikon përfundimin e negociatave për azilin deri në shkurt 2024. Nga një këndvështrim thjesht formal, një marrëveshje për rregulloren e krizës mund të arrihet edhe jashtë takimeve të ministrave të Brendshëm të BE-së në Bruksel.
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike













