Lajme
Elon Musk kritikon operacionet e shpëtimit të Medit për migrantët e financuar nga Gjermania
Miliarderi Elon Musk ka folur dje për politikën gjermane në një kohë të një debati të nxehtë mbi emigracionin në të gjithë Evropën, duke thënë se operacionet e shpëtimit të emigrantëve të financuara nga Berlini në Mesdhe mund të shihen si një “pushtim” i Italisë.
I lindur në Afrikën e Jugut, me kombësi kanadeze dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai ka bërë thirrje për një fitore të partisë së ekstremit të djathtë AfD një javë përpara zgjedhjeve rajonale në dy shtete të mëdha gjermane.
Ndërsa ministria e jashtme gjermane u kundërpërgjigj, ai intensifikoi kritikat e tij, duke thënë se “nëse një qeveri në një demokraci shkon kundër vullnetit të popullit, ajo duhet të votohet”, shkruan TheLocal.de.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Musk shpërndau një postim ku shkruhej: “AfD fiton zgjedhjet për të ndaluar këtë vetëvrasje evropiane”.
Pyetjes së Musk nëse “publiku gjerman është i vetëdijshëm për këtë”, Ministria e Jashtme gjermane u përgjigj shkurt: “Po. Dhe kjo quhet shpëtimi i jetëve”.
Përgjigja e Ministrisë së Jashtme bëri që Musk të ashpërsonte kritikat e tij, duke shkruar në një postim tjetër herët të shtunën: “Sinqerisht, dyshoj se shumica e publikut gjerman e mbështet këtë.
“A keni bërë një sondazh? Sigurisht që është shkelje e sovranitetit të Italisë që Gjermania të transportojë një numër të madh emigrantësh të paligjshëm në tokën italiane? Ka atmosferë pushtimi”, shtoi përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













