Lajme
Kërcënim ndaj një avioni, pezullohen fluturimet nga Hamburgu
Të gjitha fluturimet për dhe nga aeroporti i Hamburgut, janë pezulluar për shkak të kërcënimit për sulm ndaj një avioni, që u ul pasi erdhi nga kryeqyteti iranian, Teherani, tha një zëdhënëse e aeroportit për dpa.
”198 pasagjerët dhe 16 anëtarët e ekuipazhit u larguan nga avioni dhe tani po i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë në një zonë të veçantë”, tha policia.
Avioni dhe bagazhet po kontrollohen.
”Nuk ka pasur ngritje apo ulje që nga ora 12:40 (1040 GMT)”, tha zëdhënësja.
Avioni u ul në Hamburg në orën 12:20 dhe tani ndodhet në një zonë të veçantë.
”Policia mori një e-mail që kërcënonte se do të sulmonte fluturimin Teheran-Hamburg”, tha një zëdhënës i policisë për dpa.
”Ky kërcënim u mor shumë seriozisht”, tha ai.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













