Të tjera
Ballkani, rruga kryesore e kalimit të emigrantëve të parregullt në Evropë
Ballkani Perëndimor mori vendin si rruga më aktive e migracionit të parregullt në muajin shtator, vlerëson raporti më i fundit i organizatës policore evropiane për ruajtjen e kufijve FRONTEX.
Sipas raportit, 18 883 raste të kalimeve të emigrantëve të parregullt u evidentuan në këtë rrugëkalim, ndërkohë që rruga e Mesdheut Qendror shënoi një rënie me rreth 16 600 raste gjatë muajit shtator.
Ndërsa si nëntëmujor, nga janari deri në shtator, rruga e Ballkanit Perëndimor shënoi 81 800 raste të kalimeve të migrantëve me një rënie prej 23%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Migrantët që përshkuan rrugën e Ballkanit Perëndimor ishin kryesisht nga Siria, Afganistani dhe Turqia.
Rruga e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëria
Kalimet e përkohshme të migranëtve të parregullt nga kufiri grek drejt territorit shqiptar vijuan nëntë muajt e parë të këtij viti duke shënuar rritje në zonën kufitare të Sarandës dhe një rënie në zonat kufitare të Gjirokastrës dhe Korçës, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në territorin e Gjirokastrës u evidentuan nga janari në shtator rreth 900 emigrantë të parregullt më pak se gjysma krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Sipas të dhënave të policive kufitare, emigrantët që kalojnë përkohësisht në territorin shqiptar janë kryesisht nga Pakistani, Bangladeshi, Afganistani dhe Siria.
Shumë prej migrantëve nga Bangaldeshi dhe Pakistani kanë qëndruar prej vitesh në Greqi dhe synojnë të kalojnë përmes Shqipërisë drejt vendeve të tjera europiane pasi nuk kanë arritur të rregullojnë në Greqi statusin e tyre të qëndrimit.
FRONTEX-i e zgjeroi këtë vit misionin e ndihmës ndaj policisë kufitare shqiptare edhe në zonën e Sarandës në kufi me qytetin port grek të Igumenicës për t`iu përgjigjur ardhjeve të shtuara të migrantëve të parregullt në këtë zonë.
FRONTEX-i nënshkroi këtë vit një marrëveshjes të përbashkët me Ministrinë e Brendshme shqiptare për të mbrojtur të drejtat themelore në të gjitha aktivitetet operacionale në Shqipëri.
FRONTEX-i nisi operacionin e parë të agjencisë në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri, në maj të vitit 2019. Aktualisht janë 162 oficerë evropianë të rojeve kufitare që punojnë së bashku me Policinë Kufitare Shqiptare.
Kalimet e migrantëve të parregullt drejt Evropës, më të lartat që nga viti 2016
FRONTEX-i tha se gjatë muajit shtator ka pasur 51500 raste të kalimeve të parregullta kufitare në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian me një rritje 17% , krahasuar me shtatorin e një viti më parë.
FRONTEX-i tha në raport se numri i kalimeve të parregullta kufitare në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian u rrit me 17% në nëntë muajt e parë të vitit 2023 (në 279350 persona), totali më i lartë për periudhën që nga viti 2016.
Mesdheu Qendror përbën një në çdo dy raste të kalimeve në kufijtë e jashtëm të BE-së nëntë muajt e parë të këtij viti, ndërsa në shtator numri i kalimeve në këtë rajon ra me një të tretën nga muaji i kaluar.
Mesdheu Qendror, sipas FRONTEX-t, mbetet rruga më aktive për në Bashkimin Evropian këtë vit, me më shumë se 131 600 raste të raportuara nga autoritetet kombëtare në nëntë muajt e 2023. Ky është totali më i lartë në këtë rrugë për këtë periudhë, që nga viti 2016.
“Fatkeqësisht, kalimet detare mbeten jashtëzakonisht të rrezikshme”, thuhet në raportin e FRONTEX .
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Migrimit (IOM), më shumë se 2384 persona u zhdukën në Mesdhe këtë vit, me shumicën dërrmuese në rrugën e Mesdheut Qendror.
Edhe numri i kalimeve të parregullta në Kanalin Anglez drejt Britanisë së Madhe ra 12% në nëntë muajt e parë në mbi 46,500 persona”, thotë raporti i FRONTEX-it.
FRINTEX-i tha se 2750 oficerë të trupave të përhershme janë të përfshirë në operacione të ndryshme që mbështesin shtetet anëtare dhe vendet fqinje në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe luftimin e krimit./VOA
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih











