Lajme
Scholz: Gjermania krah Izraelit, të mos injorohet urgjenca humanitare
Kancelari Olaf Scholz ka vizituar Izraelin që tashmë është në luftë me grupin terrorist të Hamasit.
Ai ka takuar edhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun.
“Gjermania dhe Izraeli janë të bashkuar nga fakti se ne jemi shtete demokratike të bazuara në shtetin e së drejtës. Edhe në situata ekstreme, veprimet tona janë të rrënjosura në ligj. Për këtë arsye, le të mos injorojmë urgjencën humanitare në Rripin e Gazës”, u shpreh kancelari gjerman.
Scholz tha se kishte diskutuar me Netanyahun sigurimin dhe aksesin e ndihmës humanitare në Gaza.
“Në dallim nga Hamasi, i cili përdor qytetarët e Gazës si mburoja njerëzore, ne jemi të shqetësuar për ta. Ne duam të mbrojmë civilët dhe të shmangim viktimat civile”, shtoi Scholz, shkruan DW.
Në përgjigje, Netanyahu ia hodhi fajin për civilët Hamasit, i cili tha se po kryente një “krim të dyfishtë lufte”.
“Jo vetëm që ata synojnë dhe vrasin civilët me egërsi të paprecedentë; ata po fshihen pas civilëve, civilëve të tyre. Ne po u bëjmë thirrje civilëve të largohen nga Gaza, të shkojnë në jug në zona të sigurta. Dhe Hamasi po i pengon ata, shpesh me armë, duke dashur t’i mbajë atje si mburojë njerëzore. Përgjegjësia për të gjithë ata civilë – pengje të të gjitha kombësive dhe vetë palestinezët – ulet drejtpërdrejt mbi supet e kriminelëve të luftës të Hamasit. Është e rëndësishme që e gjithë bota ta kuptojë këtë, ta dënojë këtë dhe të mbështesë Izraelin në luftën e tij të drejtë”, u shpreh kryeministri izraelit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%












