Kosova
Mira Murati krah Bill Gates në 10 vjetorin e programit Code Tech Education
Pa dyshim se talenti dhe gjeniu i njeriut mund të shprehet shpeshherë edhe përballë diçkaje të pazakontë, siç është fusha e teknologjisë, që duket se s’ka të ndalur në botën moderne. E kush më mirë mund të na vërtetojë këtë se sa Mira Murtati, krijuesja e ChatGPT, me ambicie të mëdha, shkruan albinfo.ch.
Ajo bëri shumë “zhurmë” në botë për arritjet e saj dhe e gjitha kjo duket vetëm fillimi për të.
Mira Murati është drejtoreshë teknologe e klasit botëror që udhëheq departamentin e teknologjisë në OpenAI që po bën xhiron e botës në internet me potencialin e frikshëm që pritet t’i ofrojë njerëzimit inteligjenca artificiale.
Tashmë ajo po cilësohet si “truri” i zhillimit të ChatGPT.
Ajo së fundmi ishte e ftuar në eventin e 10 vjetorit të platformës Code.org.
Por, ajo që zgjoi vëmendjen e të gjithëve është se shqiptarja ishte ulur në panel pranë themeluesit të Microsoft, Bill Gates.

“Mësoni sa më shumë që të jetë e mundur – bëjini gjërat … të përshtaten me mjetet e reja. Kodimi është më i arritshëm se kurrë më parë”, raportohet të ketë thënë Murati gjatë këtij eventi.
OpenAI është kompania që vitin e kaluar bëri bujë me lansimin e chatbotit me Inteligjencë Artificiale ChatGPT si dhe projekte të tjera me këtë teknologji.
Me lansimin e ChatGPT, shumë kompani të tjera teknologjike shtynë synimet për të lansuar gjithashtu mjete të ngjashme me AI sikurse Google, Meta dhe kompani të tjera. Sipërmarrësi Elon Musk gjithashtu po punon në një mjet të tillë.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana Zvicra monitoron trajtimin e pacientëve të dërguar jashtë vendit pas zjarrit në Crans-Montana... -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?











