Portrete të firmave
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare organizon “Diaspora Business Connection” , bëhen bashkë qindra biznese
Të shtunën, më 21 tetor 2023, në Cyrih Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër (RRBDSHZ) ka bërë bashkë qindra afariste dhe afaristë shqiptarë në eventin “Diaspora Business Connection”. Në këtë takim, të dytin me radhë të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, ishin të pranishëm tre ambasadorët e tri ambasadave: të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Tre diplomatët shqiptarë, Sami Ukelli, Ambasadori i Shqipërisë, Mustafa Nano dhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Rexhep Demiri. kanë përshëndetur afaristet dhe afaristët shqiptarë të Zvicrës të mbledhur në këtë takim në Cyrih, duke ofruar mbështetjen e tyre për Rrjetin e Bizneseve Shqiptare për bashkimin dhe organizim në forma të tilla të bashkëpunimit, të cilat do të jenë në dobi të komuniteti tonë në Zvicër, e të cilat do të mund të ndihmonin që edhe Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të përfitojnë.

Presidenti i Bordit të RRBDSHZ-së, Fehmi Fetahi, përshëndeti të pranishmit dhe prezantoi rrjetin, ku paraqiti një raport të shkurtër të aktiviteteve.
Organizata, sipas afaristit Fetahu ka pasur rëniet dhe ngritjet gjatë këtyre viteve, por tani ajo është në fazën e rrjetëzimin më të madh të bizneseve të diasporës shqiptare në Zvicër, dhe kjo dëshmon më së miri edhe sot me praninë tuaj të madhe në këtë takim, tha Fetahi.
Fetahi, biznesmen shumë i suksesshëm në Kosovë dhe Zvicër, ka përmendur bashkëpunimet e shumta të bizneseve që vijnë si rezultat i anëtarësimit në Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër. Po ashtu janë listuar edhe investimet nga bizneset shqiptare nga Zvicra në Kosovë.
Ndërsa nënkryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare, Rexhep Berisha, tha se ky organizim ekonomik ka arritur të bëjë bashkë bizneset nga të gjitha vendet e origjinës: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Lugina e Preshevës.
“Rrjeti tashmë ka shtrirje në gjithë Zvicrën, përfshirë edhe kantonin italishtfolës, Ticinon”, tha Berisha.

Në këtë takim të moderuar nga juristi i Rrjetit, Nazmi Jakurti, janë ndarë edhe mirënjohje për disa aktiviste, mes tjerash ish-kryetaren e Rrjetit, zonjën Merita Pinta. Ajo, si grua afariste e suksesshme ka udhëhequr për një vit këtë organizatë ekonomike për herë të parë në historinë e Rrjetit që nga viti 2013.

Po ashtu me mirënjohje është nderuar edhe Fatime Berisha-Imeri, një mjeke dhe afariste e suksesshme, bashkëpronare dhe CEO e disa laboratorëve dhe klinikave mjekësore në Zvicër.
Një mirënjohje i është ndarë edhe zonjës Lirije Veselaj, e cila është prej fillimit pjesë e rëndësishme e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare.
Krejt në fund në një apero, ndërmarrësit shqiptarë nga Zvicra kanë shkëmbyer përvojat e tyre duke lidhur kontrata bashkëpunimi.
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër është themeluar në vitin 2013, si organizatë e parë e pavarur jopolitike dhe jofitimprurëse, si urë lidhës e bizneseve të diasporës me vendlindjen.
Foto tjera nga fotografja Fiona Murtaj: FOTO
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore















