Lajme
Mësuesit e ‘Shkollës Shqipe’ në Zvicër u priten nga ambasadori i Shqipërisë Mustafa Nano
Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër ka pritur në një takim të dielën mësuesit e “Shkollës Shqipe” në Zvicër, të ardhur nga disa kantone.
Ambasadori Nano përgëzoi mësuesit për punën e lëvdueshme që kanë bërë deri tani në masivizimin e gjuhës shqipe dhe vlerësoi lart përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre.
“Ai garantoi angazhimin maksimal të Ambasadës së Shqipërisë në Bernë në mbështetje të masivizimit të mësimit të gjuhës shqipe në diasporën shqiptare në Zvicër. Ai shprehu vlerësim të veçantë për prindërit e impenjuar në mbështetje te “Shkollës Shqipe” si dhe për të gjithë veprimtarët që kontribuojnë në ndërgjegjësimin e komunitetit shqiptar për domosdoshmërinë e ruajtjes së gjuhës, kulturës e traditave të bukura shqiptare”, thuhet në njoftimin e ambasadës, transmeton albinfo.ch.
Koordinatori i “Shkollës Shqipe”, profesor Vaxhid Sejdiu dhe mësueset falënderuan Ambasadorin për mbështetjen dhe gatishmërinë e tij në avancimin e mësimit të gjuhës shqipe dhe premtuan për hapje të reja të klasave shqipe.
Me këtë rast Ambasadori u shpërndau mësuesve tekstet shkollore për nxënësit e diasporës shqiptare në Zvicër, të botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën në Tiranë dhe të dërguara nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre















