Lajme
Gjermani: Arrestohen 4 shqiptarë, kultivonin kanabis
Policia gjermane ka arrestuar 4 shtetas të Shqipërisë nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Fillimisht, policia iu gjeti shqiptarëve 8 kg marihuanë, teksa në vijim të hetimeve u zbulua dhe një objekt ku ishin kultivuar qindra bimë narkotike kanabis sativa.
Dy nga të arrestuarit ishin rezidentë në Leipzig, ndërsa dy të tjerët në Rostock, teksa identiteti i tyre nuk bëhet me dije për arsye hetimore.
Gjatë kontrolleve, në banesat e 4 të arrestuarve policia gjeti dhe disa lloje të tjera drogash sintetike dhe një sasi të konsiderueshme parash që dyshohet të jetë përfituar nga ky aktivitet i jashtëligjshëm.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











