Lajme
Gjermania miraton rritjen e eksporteve të armatimeve në Izrael
Qeveria gjermane ka miratuar një rritje masive të eksporteve të armëve dhe pajisjeve ushtarake në Izrael nga kompanitë gjermane, veçanërisht të pajisjeve të mbrojtjes ajrore dhe të komunikimit ushtarak.
“Autoritetet gjermane lejuan eksportin e armëve në Izrael me vlerë pothuajse 303 milionë euro (323 milionë dollarë) deri më 2 nëntor”, sipas Ministrisë së Ekonomisë.
Kjo përbën pothuajse 10 herë më shumë eksporte në Izrael sesa miratoi Gjermania në gjithë vitin 2022, kur prodhuesit i shitën Izraelit armë me vlerë rreth 32 milionë euro, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Deri më tani, numërohen gati 85% e 218 lejeve individuale të eksportit të armëve, që nga sulmi i grupit militant palestinez Hamas më 7 tetor.
Që atëherë, janë miratuar 185 aplikime për licencë nga Izraeli.
Ministria gjermane e Ekonomisë duhet të autorizojë eksportet e armëve nga Gjermania në konsultim me Ministrinë e Jashtme dhe Zyrën e kontrollit të eksporteve (BAFA). Në raste veçanërisht të rralla, përfshihet Këshilli i Sigurimit të Gjermanisë.
Sipas burimeve, armët si raketat apo predhat artilerie përbënin vetëm 6% të vëllimit të përgjithshëm, me një vlerë prej më pak se 19 milionë euro.
Pajisjet e tjera të mbrojtjes, duke përfshirë automjete të blinduara, kamionë ushtarakë, dhe produkte të tjera, përbënin pjesën më të madhe të eksporteve në më pak se 284 milionë euro.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












