Lajme
Zvicra kryeson në Indeksin 2023 për sigurinë sociale
Europa kryeson në punën në distancë
Bëhet e ditur se Zvicra kryeson në Indeksin 2023 për sigurinë sociale, i cili merr në konsideratë sigurinë fizike dhe mbrojtjen e punonjësve në distancë, transmeton albinfo.ch.

Së fundmi, Global Remote Work Index 2023 klasifikon 108 vende në bazë të asaj që ofrojnë si destinacione për punën në distancë. Shqipëria renditet në vendin e 51-të.
Thuhet se indeksi mat katër fusha kryesore që përcaktojnë cilësinë e punës në distancë: siguria kibernetike, ekonomia, infrastruktura dhe siguria sociale – duke përfshirë edhe sigurinë nga kriminaliteti dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Global Remote Work Index 2023, i publikuar nga organizata e sigurisë NordLayer, bazohet në të dhëna nga burime të besueshme dhe të njohura, si Kombet e Bashkuara dhe World Economic Forum.
Europa kryeson në punën në distancë
Vendet e Europës së Veriut kryesojnë në Global Remote Work Index 2023.
Dhjetë vendet e para të klasifikimit janë: Danimarka, Holanda, Gjermania, Spanja, Suedia, Portugalia, Estonia, Lituania, Irlanda dhe Sllovakia.
Sipas autorëve, vendet europiane përfaqësojnë pjesën më të madhe të 50% të indeksit global të punës në distancë.
Tri vendet e para në Indeksin global të punës në distancë për vitin 2023.
Pikat e forta të Danimarkës për punonjësit në distancë janë cilësia e internetit, përfshirja sociale dhe sistemi shëndetësor.
Në Holandë, stabiliteti ekonomik është një tjetër avantazh për punën në distancë. Kjo vjen, kryesisht, për shkak të “tërheqjes si destinacion turistik dhe përdorimit të gjerë të anglishtes”, thonë autorët.
Gjermania ofron një ekuilibër të mirë mes kostos dhe cilësisë së jetesës, ku shërbimi i internetit ka çmimin më ekonomik në botë, sipas Global Remote Work Index 2023.
Vendet më të mira për punën në distancë në bazë të kritereve
Sllovakia kryeson në klasifikimin e 10 vendeve më të mira për punën në distancë për sigurinë kibernetike. Ky kriter përfshin mundësinë për t’iu përgjigjur kërcënimeve dixhitale dhe nivelin e legjislacionit të sigurisë kibernetike.
Në Global Remote Work Index 2023, Mbretëria e Bashkuar renditet e para për sigurinë ekonomike. Kjo kategori përfshin koston e jetesës, aksesin në sistemin shëndetësor, lehtësinë e komunikimit dhe mundësitë e larmishme për t’u argëtuar.
Singapori është vendi më i mirë për infrastrukturat dixhitale dhe fizike, me një shërbim interneti të qëndrueshëm, të shpejtë dhe gjerësisht i disponueshëm dhe infrastruktura të sigurta, si rrugët.
Zvicra kryeson në Indeksin 2023 për sigurinë sociale, i cili merr në konsideratë sigurinë fizike dhe mbrojtjen e punonjësve në distancë.

E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina














