Lajme
Biden paralajmëron Izraelin: Mos pushtoni Gazën, gabim i madh
Duket se mes eksodit masiv të palestinezëve nga veriu i Gazës, presidenti amerikan, Joe Biden, paralajmëroi Izraelin se pushtimi i enklavës do të ishte “një gabim i madh”, ndërsa ia bëri të qartë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se zgjidhja me dy shtete është përgjigjja e vetme për fundin e konfliktit izraelito-palestinez, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se po bëhet gjithçka është e mundur për lirimin e personave të marrë peng nga Hamasi, u shpreh kreu i administratës amerikane. Mesazhi i tij për pengjet ishte: “Duroni, po vijmë”, duke ngritur pikëpyetje se çfarë nënkuptoi me këtë fjali, në një kohë kur është shprehur nga ana tjetër se nuk ka në plan të dërgojë ushtrinë amerikane atje. Gazetarët insistuan për një sqarim.
“Ajo që kisha në mendje dhe desha të them është se po bëjmë gjithçka për t’i liruar. Nuk kam qenë duke folur për ushtrinë”, u shpreh Biden.
Katari, ku Hamasi ka zyrën e tij politike, është vendosur në krye të përpjekjeve për ndërmjetësim mes grupit radikal dhe zyrtarëve izraelitë për lirimin e mbi 240 pengjeve. Bideni deklaroi se Hamasi, për të cilin këmbënguli kishte seli ushtarake poshtë spitalit të Shifasë, është duke kryer krime lufte, dhe e ka përsëritur deklaratën e një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë se është i bindur për këtë “fakt” të mbështetur prej inteligjencës amerikane, shkruan topchanel.
Izraeli njoftoi një ditë më parë se trupat e tij gjetën armë dhe pajisje ushtarake të Hamasit gjatë bastisjeve në spitalin më të madh të Gazës.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











