Lajme
Zvicra ndërpret lidhjet me tri OJQ palestineze
Zvicra po përfundon bashkëpunimin e saj me tri organizata joqeveritare palestineze (OJQ), pasi i ka akuzuar për “shkelje të kodit të sjelljes dhe klauzolës kundër diskriminimit”.
Tri OJQ-të e mëposhtme palestineze janë përjashtuar nga mbështetja zvicerane: Qendra Palestineze për të Drejtat e Njeriut (PCHR), Rrjeti Palestinez i OJQ-ve (PNGO) dhe Al-Shabaka/Rrjeti i Politikave Palestineze. Ministria e Jashtme e konfirmoi vendimin të premten në një intervistë me agjencinë e lajmeve Keystone-SDA pas vendimit të qeverisë zvicerane të mërkurën, përcjell swissinfo.
Pas sulmit terrorist të Hamasit në Izrael më 7 tetor, gjashtë OJQ palestineze dhe pesë izraelite u audituan, ndërsa tetë nga këto 11 organizata joqeveritare mbeten partnerë në programin e bashkëpunimit zviceran në Lindjen e Mesme, shkruan albinfo.ch.
E themeluar në vitin 1995 nga avokatë dhe aktivistë palestinezë, PCHR që atëherë ka marrë mbështetje financiare nga vende të ndryshme evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa është e vendosur në qytetin e Gazës.
PNGO është një organizatë ombrellë për dhjetëra organizata palestineze në Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës. Anëtar i BDS (“Bojkot, Divestment dhe Sanksione”), ajo mbështet bojkotin dhe sanksionet kundër Izraelit, e themeluar në vitin 2005 nga Omar Barghouti, ajo është e vendosur në Ramallah. “Bojkot, Divestim, Sanksione” bën fushatë për një bojkot mbarëbotëror të Izraelit, derisa të tërhiqet nga territoret që ka pushtuar që nga viti 1967, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Së fundmi, Al-Shabaka, me qendër në Washington, u themelua në vitin 2013 dhe e përshkruan veten si instituti i parë i pavarur palestinez dhe numëron intelektualë nga Universiteti Columbia në New York si pjesëmarrësit e tij.
E-Diaspora
-
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçari kishte ardhur nga Italia për pushime në vendlindje, por humbi jetën tragjikisht pas një vetaksidenti... -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Grupi italian “Cosimo and the Hot Coals” elektrizon Prishtinën me një koncert të veçantë -
Vali Ibrahimi diplomon në Eötvös Loránd University, një nga universitetet më prestigjioze të Hungarisë
Jeta në Zvicër
-
Dhjetëra turistë zviceranë evakuohen nga zonat franceze me rrezik zjarri Zjarre të rënda pyjore po shpërthejnë aktualisht në destinacionet turistike të njohura në bregdetin perëndimor të... -
Ethet e dengës në Valis: Rajoni po trajtohet me insekticid -
Temu bashkëpunon me shoqatën zvicerane për të rritur shitjet online -
Vala e ardhshme e të nxehtit, drejt Zvicrës -
SHBA vendos tarifë të re prej 12.5% ndaj produkteve zvicerane












