Lajme
Katër gjermanë, në mesin e pengjeve të liruar nga Gaza
Katër shtetas të dyfishtë gjermano-izraelitë ishin në mesin e pengjeve të liruar nga Gaza të premten, raportuan mediat gjermane.
Raportet bazohen në një listë me 13 emra të publikuar nga zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në margjinat e një konference të partisë së të Gjelbërve, konfirmoi se katër shtetas të dyfishtë ishin mes të liruarve.
“Jam jashtëzakonisht e lehtësuar që 24 pengje sapo janë liruar nga Gaza, duke përfshirë katër gjermanë, që një baba, pas 49 ditësh ferri, me ankth të pabesueshëm, më në fund mund të mbajë sërish në krahë të sigurt dy vajzat e tij të vogla dhe gruan e tij”, tha ajo, duke falënderuar Katarin për rolin e tij në negocimin e lirimit, si dhe Egjiptin dhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar, shkruan DW.
“Ka ende mbi 200 gra dhe burra, dhe veçanërisht fëmijë, në duart e Hamasit. Mendimet tona janë me ta sot dhe gjithashtu me familjet e tyre. Sado që kjo ditë është ditë shprese, nuk është ditë për të marrë frymë, një psherëtimë lehtësimi”, tha Baerbock.
Pengët e liruar, familjarët e të cilëve thanë se kishin shtetësi të dyfishtë, ishin: Aviv Asher, 2 vjeç; Raz Asher, 5 vjeç; dhe Doron Katz-Asher, 34 vjeç; si dhe Margalit Mozes, 77 vjeç, përjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












