Lajme
Valë gripi në Gjermani me pasoja tek mësimdhënia dhe kopshtet
Shoqata Federale e Shkollave Fillore në Gjermani po paralajmëron në lidhje me valën e gjerë të gripit në nivel federate.
“Gjendja e personelit në shumë shkolla fillore në vend është e vështirë dhe pjesërisht është nën buxhetin e planifikuar të personelit”, tha kreu i shoqatës, Edgar Bohn, për rrjetin redaksional gjerman, Redaktionsnetzwerk Deutschland, RND.
“Mbyllje të plotë të shkollave nuk mund dhe nuk dua ta përfytyroj”, megjithatë kjo mund të jetë pasojë për disa prej tyre. Ndërsa kufizimet e orëve të mësimit nuk do të përjashtohen.
Sipas Intitutit Robert Koch në Gjermani vërehet një rritje e ndjeshme e sëmundjeve të organeve të frymëmarrjes, më shpesh fëmijët preken nga virusi, RSV, virusi respirator sincitial, shkruan DW.
Sidomos në kopshtet gjermane paraqitet gjendje e vështirë e personelit për shkak të valës së gripit. “Në nivel federate aktualisht shumë kopshte janë duke luftuar të kompensojnë mungesën në numër të madh të personelit”, u shpreh drejtuesja e Shoqatës Gjermane të Kopshteve, Waltraud Weegmann, për RND. Ndërsa zëdhënësja e organizatës joqeveritare, “Arbeiterwohlfahrt”, Jennifer Rotter, bëri fjalë për një “gjendje të vështirë” të kopshteve për shkak valës aktuale të sëmundjeve të dimrit që pritet të keqësohet. “Reduktimi i orëve të hapjes së kopshteve deri tek mbylljet afatshkurtra për shkak të mungesës së personelit aktualisht janë bërë rregull dhe nuk janë më përjashtim”, bëri të ditur ajo.
Sipas Weegmann, duhet të merren masa urgjente për shkak të mungesës së ndjeshme të personelit të kualifikuar në kopshte. Duhet të nxitojmë, tha ajo, “ndryshe nuk do të kemi më krizë kopshtesh, por kolaps të plotë të kopshteve”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%












