Lajme
Gjermania, në rrezik të humbë nivelin e mirëqenies
Presidenti i Punëdhënësve Gjermanë, Rainer Dulger, ka apeluar tek politika që të veprojë pa vonesa kundër mungesës së fuqisë së kualifikuar punëtore. Kjo mungesë, sipas tij, po rrezikon mirëqenien.
Ai është i mendimit se “nuk ka për të qenë plotësisht e korrigjueshme mungesa e fuqisë punëtore”.
“Gjermania duhet të bëhet sërish atraktive për fuqi të kualifikuar nga jashtë. E çfarë u ofrojmë ne atyre? Një nga gjuhët më të komplikuara të Europës, një treg banimi katastrofal, një burokraci të ngadalshme dhe tani edhe më pak vende në kopshte me orare jo aq fleksibël të hapjes. Ne kemi nevojë për një kulturë mirëseardheje si në vendet e tjera të mëdha të imigrimit”, tha ai për “Bild am Sonntag”.
Dulger mohoi akuzën se punëdhënësit kishin penguar në rritjen e duhur të pagës minimale.
“Ka një komision të pagës minimale. Ky komision, në të cilin janë përfaqësues të punëmarrësve dhe punëdhënësve e ka vendosur me shumicë rritjen dhe qeveria e zbatoi atë”, u shpreh presidenti i Shoqatës së Punëdhënësve Gjermanë, BDA, shkruan DW.
Ai nuk pranoi kërkesat që të ketë një rritje tjetër të pagës minimale në raundin tjetër. Sipas Dulger, nëse politika do që ata që kanë rroga të ulta, të kenë më shumë në konto, atëherë mund të ulë tatimet dhe kontributet.
Sipas tij, politika e koalicionit duhet të t’u thotë lamtumirë edhe objektivave të saj të politikës për klimën. “Nëse qeveria e koalicionit i mbetet të gjitha atyre planeve që ka në politikën e klimës, atëherë Gjermania nuk reziston dot më në shkallë ndërkombëtare. Sipërmarrjet do të hiqnin dorë, sepse prej tyre kërkohen investime që ato nuk i bëjnë dot. Mbrojtja e klimës nuk mund të shkatërrojë ekonominë. Dulger kërkoi nga qeveria të heqë shumë burokracira që të rigjallërohet ekonomia, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












