Lajme
Shefi i NATO-s: Duhet të përgatitemi për lajme të këqija nga Ukraina
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se aleanca ushtarake perëndimore duhet të përgatitet për lajme të këqija nga fronti ukrainas, pasi tha se Kievi vazhdon të mbrohet kundër një pushtimi gjithëpërfshirës rus.
“Luftërat zhvillohen në faza. Ne duhet të mbështesim Ukrainën në kohë të mira dhe të këqija. Ne gjithashtu duhet të përgatitemi për lajme të këqija”, ka thënë ai për televizionin gjerman ARD, përcjell albinfo.ch.
Deklarata e tij vjen ndërsa aleatët perëndimorë debatojnë për municionet dhe ndihmën financiare për Ukrainën dhe teksa Moska rrit numrin e trupave të saj.
Ai u bëri thirrje anëtarëve të NATO-s të rrisin prodhimin e municioneve, duke u ankuar për gjendjen e fragmentuar të industrisë evropiane të mbrojtjes.
“Ne nuk mund të punojmë së bashku aq ngushtë sa duhet. Fitorja e Putin nuk do të ishte vetëm një tragjedi për Ukrainën, por edhe një rrezik për aleatët e tjerë. Sa më shumë ta mbështesim Ukrainën, aq më shpejt do të përfundojë lufta”, ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










