Të tjera
Çka pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?
Në Bruksel, më 13 dhjetor pritet të zhvillohet samiti i përbashkët i liderëve të Bashkimit Evropian me kolegët e tyre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, samit në të cilin Kosova përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.
Ndër temat kryesore të debatit pritet të jetë normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi vlerësohet se këto raporte janë kyçe për stabilitetin e gjithë rajonit.
Në këtë samit pritet të miratohet edhe një deklaratë e përbashkët, me të cilën do të konfirmohet, nga njëra anë, orientimi strategjik i rajonit për integrim në BE, dhe në anën tjetër, edhe përkushtimi i BE-së në këtë drejtim.
Sipas një drafti të deklaratës që pritet të miratohet në këtë samit, të publikuar nga REL, Bashkimi Evropian do të përsërisë përkushtimin e parezervë për perspektivën e anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimin e këtij procesi, bazuar në meritat individuale të vendeve kandidate në procesin e reformave dhe përmbushjen e kritereve, përcjell albinfo.ch.
Ndër të tjera, nënvizohet nevoja për progres në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe në respektimin e parimeve dhe vlerave themelore të Bashkimit Evropian.
Ndërkaq edhe nga ky samit pritet t’u bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që pa vonesa t’i përmbushin obligimet nga dialogu, të cilin e lehtëson Bashkimi Evropian.
“Ne vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e përfaqësuesit të lartë të BE-së dhe përfaqësuesit të posaçëm për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor. Presim angazhim konstruktiv nga palët për të arritur progres të shpejtë në normalizimin e raporteve të tyre, që është kyç për sigurinë dhe stabilitetin në gjithë rajonin dhe për të siguruar avancimin e të dyja palëve në rrugëtimin e tyre përkatës evropian. U bëjmë ftesë të dyja palëve që në tërësi të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe aneksin e saj, si dhe të gjitha marrëveshjet nga e kaluara, pa asnjë vonesë të re dhe pa parakushte”, thuhet në draft të kësaj deklarate.
Tutje në deklaratë përsëritet edhe ftesa për t’i ulur tensionet në veri të Kosovës.
“Ne, po ashtu, presim nga palët që të bëjnë përpjekje të qëndrueshme për uljen e tensioneve në përputhje me kërkesat e BE-së dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që mund të çojnë deri te tensionet e reja dhe dhuna, si dhe të përmbahen nga retorika, e cila nuk është në përputhje me normalizimin e raporteve”.
Bashkimi Evropian do t’u bëjë ftesë të gjithë partnerëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që t’i zgjidhin të gjitha mospajtimet e tyre dhe çështjet e hapura.
Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet më 13 dhjetor, një ditë para se të mblidhet edhe Këshilli Evropian, ku zgjerimi do të jetë njëra prej temave kryesore.
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
A do të humbasin burrat ukrainas statusin e tyre të mbrojtjes në Zvicër? Në luftën kundër Rusisë, Ukraina po kërkon kthimin e ushtarëve të saj të rekrutuar – 11,000...
-
Zvicër: Të ardhurat rriten me çdo brez
-
Nemo kthehet në Zvicër, mirëpritet nga fansat
-
“Qeveria kantonale duhet të sjellë Eurovisionin në Cyrih”
-
Hedhja e parave nga qielli në Cyrih: Një 12-vjeçar është plagosur rëndë me sende të mprehta