Lajme
Austri: Deshi të ndërmjetësonte, plagoset në kokë kosovari i pafajshëm
Në spital, mjekët gjetën dy shpime rreth një centimetër të thellë në kokën e tij dhe thirrën policinë
Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, një 32-vjeçar në Schärding ka deklaruar se rrugës për në shtëpi ka rënë në një zënkë dhe ka marrë plagë në kokë, transmeton albinfo.at. Ai kishte dashur të pajtonte dy burra që po grindeshin dhe u lëndua gjatë këtij tentimi.
32-vjeçari kosovar nga lagjja Schärding kishte dalë nga një restorant pak pas orës 3 të mëngjesit dhe ishte nisur për në shtëpi. Në Parkun Grafenau ai pa se dy persona që nuk i njihte po grindeshin, shkruan orf.at. Ai më vonë ka deklaruar para policisë se donte vetëm të ndërmjetësonte dhe duke bërë këtë, u plagos në kokë. Kur vuri re pak më vonë se i rridhte gjak nga koka, ai shkoi në spitalin Schärding për të marrë trajtim mjekësor.
Në spital, mjekët gjetën dy shpime rreth një centimetër të thellë në kokën e tij dhe thirrën policinë, përcjell albinfo.at. Me të mbërritur policët, 32-vjeçari është treguar kooperues, por nuk ka mundur të japë asnjë informacion për autorët e mundshëm.
I plagosuri më pas është dashur të transferohet në spitalin në Ried për trajtim të mëtejshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















