Lajme
Austri, shqiptari vlerësohet me “Unazën e nderit” nga Opera e Vjenës
Balerini shqiptar Eno Peçi është vlerësuar nga Opera e Vjenës me “Unazën e nderit”. Një vlerësim që u jepet artistëve më të rëndësishëm të operës austriake, përcjell albinfo.ch.
Peçi ka shkruar se tashmë i janë bërë 24 vjet punë në këtë institucion të lartë kulturor, duke u shprehur se është i emocionuar për këtë nder që i është bërë.
Lajmin e ka publikuar vetë artisti në profilin e tij në Facebook, ku shkruan:
“24 vjet në Operën dhe Baletin Shtetëror të Vjenës! Faleminderit për këtë Unazë nderi! Nderi im është të punoj në këtë shtëpi të bukur me një histori kaq të madhe dhe një kulturë të pasur! Dhe ne ende e duam njëri-tjetrin! I emocionuar edhe për shumë vite të tjera”.
Eno Peçi ka lindur në Tiranë, Shqipëri. Ai u shkollua në Akademinë e Baletit të Tiranës dhe në moshën 16-vjeçare u largua drejt Austrisë, ku pati mundësinë të pranohej dhe të studionte në Shkollën e Baletit të Operës Shtetërore të Vjenës. Në vitin 2000 iu bashkua Baletit Shtetëror të Vjenës. Në vitin 2003 u emërua Demi-Solist dhe në 2009 Solist i Baletit të Operas Shtetërore të Vjenës dhe Volksoperit
Që nga prej vitit 2009 Eno Peçi ushtron karrierën e tij edhe si koreograf.
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ‘shtyn’ ukrainasit të punojnë më shumë Plani synon që 40% të funksionojë deri në fund të 2024 dhe 45% deri në fund...
-
Kështu e imagjinojnë qytetin e tyre vajzat e Bazelit
-
Përdorimi më i ulët i armëve të policisë zvicerane në 14 vjet
-
Zvicra në referendum për të ndalur rritjen e popullsisë
-
Protesta, arrestime, diskualifikime: Kjo ishte finalja e Eurovisionit