Lajme
Shoqata “Medvegja” në Zvicër: Duhet mobilizim urgjent për zgjedhjet serbe
Autobusët të nisen nga Prishtina dhe Fushë-Kosova
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi mbahen më 17 dhjetor, ndërkaq përkitazi me këto Kryesia e Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Zvicër ka kërkuar mobilizim urgjent, në mënyrë që të marrin pjesë në votime dhe të luftojnë për të drejtat e shqiptarëve në mënyrë institucionale, përcjell albinfo.ch.

Kryesia e Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Zvicër ka mbajtur mbledhje të hënën, gjersa kanë përkrahur dhe ka mbështetur këto zgjedhje lokale, duke vlerësuar se ato janë shumë të rëndësishme për popullatën e mbetur shqiptare në trojet etnike të Medvegjës.
“Shoqata është në njohuri për rrethanat dhe situatën në të cilën ndodhen banorët shqiptarë në Komunën e Medvegjës, aq më tepër kur kemi një pasivizim të skajshëm të adresave të banorëve shqiptarë, me çka pamundësohet shprehja reale e fuqisë së votës prandaj bën apel për një mobilizim urgjent dhe shumë të domosdoshëm që me kushtet dhe mundësitë tona të marrim pjesë sa më shumë në këto zgjedhje, në veçanti ata që e kanë këtë të drejtë”, thuhet në njoftim.
Shoqata ka njoftuar të gjithë ata që e kanë këtë të drejtë, që janë siguruar autobusët, të cilët do të nisen nga Fushë-Kosova dhe nga stacioni në Prishtinë, më 17 dhjetor 2023, në ora 07:00.
“Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim…”, thuhet në fund të njoftimit.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












