Lajme
Gjermani: 27 persona të akuzuar për planifikim të grusht-shtetit
Prokurorët gjermanë kanë akuzuar 27 të dyshuar të ekstremit të djathtë për planifikimin e një grushti të dhunshëm.
Të dyshuarit akuzohen për anëtarësim në lëvizjen e ekstreme Reichsbürger – ose Qytetarët e Rajhut.
“Anëtarët e grupit kundërshtuan me forcë institucionet shtetërore dhe rendin e lirë kushtetues demokratik”, thuhet në aktakuzë, raporton bbc përcjell albinfo.ch.
Raportohet se personat e akuzuar janë kryesisht bashkëpunëtorë të Heinrich XIII Princit Reuss, një familje aristokrate Reichsbürger.
Prokurorët kanë akuzuar 27 personat për planifikim të përmbysjes së sistemit politik demokratik të Gjermanisë.Ata ngarkohen se kanë bërë përgatitje konkrete për një grusht shteti duke filluar në verën e vitit 2021.
Plani ishte të merrej pushteti duke pushtuar Bundestagun, parlamentin gjerman, me një grup të vogël personeli të armatosur. Sulmi do të niste pas marrjes së një sinjali, siç është vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II-të.
Komplotuesit e supozuar kishin përcaktuar tashmë se si do të funksiononte shteti i tyre i ri pas grushtit të shtetit.
Princi Reuss ishte planifikuar të ishte kreu i shtetit. Me marrjen e detyrës, ai do të negocionte një traktat paqeje me fuqitë aleate që fituan Luftën e Dytë Botërore. Princi Reuss u përpoq të takonte përfaqësuesit e qeverisë ruse për të fituar mbështetje për grushtin e shtetit, sipas prokurorëve.
Birgit Malsack-Winkemann, atëkohë anëtare e Bundestagut nga radhët e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, do të ishte bërë ministre e Drejtësisë. Prokurorët thanë se ajo u dha qasje në ndërtesat parlamentare bashkëpunëtorëve të tjerë.
Grupi kishte hartuar listat e armiqve. Anëtarët ishin të vetëdijshëm se planet e tyre do të rezultonin në vrasjen e njerëzve, sipas aktakuzës.
Anëtarët u detyruan të nënshkruanin një deklaratë të fshehtësisë. Shkelësit do të ishin ekzekutuar për tradhti të lartë.
Komplotuesit e dyshuar kishin qasje në rreth 380 armë zjarri dhe 148 mijë fishekë municionesh.
Sipas Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës të agjencisë së brendshme të inteligjencës gjermane, lëvizja Reichsbürger ka rreth 23 mijë ndjekës.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













