Lajme
Shpërthen vullkani në Islandë, evakuohen banorët
Raportohet se një vullkan ka shpërthyer në Islandën jugperëndimore, duke nxjerrë llavë e tym në një zonë të gjerë, pas disa javësh me tërmete, ka njoftuar Zyra Meteorologjike e shtetit, përcjell albinfo.ch.
Nga frika e një shpërthimi masiv në gadishullin Reykjanes, autoritetet kanë evakuuar rreth 4 mijë qytetarë për shkak të mbi 1000 tërmeteve në 24 orë.
“Paralajmërim: Shpërthimi ka nisur në veri të Grindavikut”, ka njoftuar zyra të hënën në uebfaqen e vet, duke njoftuar se shpërthimi i vullkanit ka nisur vetëm pak kilometra larg qytetit.
Shpërthimi ka nisur rreth orës 23:00 të hënën.
Islanda qëndron në një zonë të nxehtë vullkanesh dhe ka shpërthime çdo katër deri pesë vjet.
Shpërthimi i fundit i madh ishte më 2010 kur vullkani Eyjafjallajokull, që bllokoi fluturimet në Evropë për ditë të tëra.
Gridaviku, qytezë e vogël, shtrihet rreth 50 kilometra larg kryeqytetit Reikjavik.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













